Donacionet për lehtësimin e varfërisë arritën përqindjen më të lartë në numrin e përgjithshëm të rasteve të dhurimit dhe shumën e dhuruar në vitin 2022. Konkretisht, më shumë se gjysma e rasteve të dhurimit dhe pak më pak se gjysma e shumës totale të regjistruar ishin të destinuara për këtë qëllim. Sa i përket vlerës së donacioneve, një shumë e lartë është shënuar për kujdesin shëndetësor. Ndër shkaqet e tjera përgjithësisht më pak të mbështetura, dhurimi sezonal u dallua për nga frekuenca e mbështetjes, ndërsa një pjesë e madhe e shumës së dhuruar ishte dedikuar për mbështetjen e Fondit të Sigurisë së Qeverisë së Kosovës. 

Trendet në rastet e dhurimit 2018-2022- shkarko këtë infografik në PDF 

Lehtësimi i varfërisë ka qenë shkaku kryesor që ekosistemi filantropik i Kosovës e ka mbështetur gjatë gjithë viteve, duke u luhatur ndërmjet 25.9% dhe 55.9% të të gjitha donacioneve, me përjashtim të viteve 2020 dhe 2021 të ndikuar nga KOVIDI.

Dhurimi për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara kanë qenë vazhdimisht shkaqe kryesore shtesë të mbështetura në Kosovë, por nivelet e tyre kanë ndryshuar gjatë tetë viteve të fundit. 

Shpërndarja e dhurimit në Kosovë në vitin 2022 sipas shkakut – shkarko këtë infografikun në PDF  

Një përmbledhje e plotë e të gjitha donacioneve vitit 2022 sipas zonave të shkakut tregon shpeshtësinë e dhurimit për shkaqe që janë më pak të mbështetura, por megjithatë janë ende fokus i filantropisë. Gjithsej 2.3% e të gjitha dhurimeve i përkisnin kategorisë Të tjera dhe është reflektim i donacioneve që i janë bërë Fondit të Sigurisë së Qeverisë së Kosovës. Dhënia për mbrojtjen dhe zbutjen e mjedisit arriti në 0.7% të niveleve të vitit 2022, e ndjekur nga Kultura dhe Artet (0.4%) dhe Veprimtaritë Fetare (0.2%). Trashëgimia, Zhvillimi Ekonomik dhe Sipërmarrësia Sociale janë mbështetur me 0.1% të donacioneve të regjistruara në Kosovë. Dhurimi i vazhdueshëm për korrigjimin e ndikimeve të KOVID-19 arriti gjithashtu në 0.1% të donacioneve. 

Shkaqet sipas kategorive të donatorëve 

Qytetarët përmes dhurimit të shumicës individuale ishin lloji më i shpeshtë i donatorëve në donacionet që synonin lehtësimin e varfërisë, kujdesin shëndetësor dhe dhurimin sezonal, ndërsa individët e njohur ishin lloji i donatorëve mbizotërues për mbështetjen e arsimit. Sektori i korporatave, shoqatat vendase dhe individët e identifikueshëm ndanë një përqindje të ngjashme donacionesh që synonin mbështetjen e grupeve të margjinalizuara. 

Shkaqet sipas kategorive të donatorëve në vitin 2022- shkarko këtë infografik në PDF  

Shkaqet nga efektet e synuara të dhurimit  

Dhurimi për të arritur rezultate afatshkurtra ishte forma mbizotëruese në të gjitha fushat e shkaqeve kryesore në vitin 2022. Për shembull, 40.7% e donacioneve për lehtësimin e varfërisë ishin në formën e mbështetjes humanitare (ushqim dhe materiale të tjera harxhuese). 

Mbështetja strategjike ishte mbizotëruese në fushën e arsimit, ku bursat dhe stipendionet për studentët ishin forma më e shpeshtë e donacioneve. 

I gjithë dhurimi sezonal kishte për qëllim arritjen e rezultateve afatshkurtra, që korrespondon me natyrën e dhurimit sezonal si të nxitur nga festa të ndryshme fetare dhe tendencën e donacioneve të drejtuara nga besimi për të synuar mbështetjen humanitare. 

Shkaqet nga efektet e synuara në vitin 2022- shkarko këtë infografik në PDF  

Shembuj të dhurimit 

“Sofra e Ramazanit 2022” 

Shoqata Bereqeti në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, organizuan fushatën tradicionale humanitare “Sofra e Ramazanit 2022” gjatë muajit të Ramazanit. Qëllimi i aksionit ishte ofrimi i pakove ushqimore për familjet me status të dobët social në të gjitha komunat në mbarë Kosovën. Një numër i donatorëve të korporatave, duke përfshirë supermarketin Lindi Center, Diamanti, Meka Halal Food dhe AB Bajrami dhanë mbështetjen e tyre në para ose të mira të tjera së bashku me donatorë të shumtë individualë vendas dhe nga diaspora. Për këtë fushatë u mblodhën më shumë se 45,000 euro. 

“Ec Me Këpucët e Mia”

Në Ditën Botërore e Sindromës Down (21 Mars) u mbajt një marsh solidariteti me moton “Ec Me Këpucët e Mia”. Qytetarët e mbështetën aksionin duke iu bashkuar marshimit për ndërgjegjësimin e publikut për nevojat e personave me sindromën Down. Aksioni u organizua nga Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të fushatës “Një Kartolinë për Ty”. Gjatë fushatës, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe në sheshet e tjera të qyteteve në mbarë Kosovën ishin vendosur tezga me kartolina të bëra nga anëtarët e shoqatës. Donatorë të ndryshëm kontribuan në këtë fushatë duke dhuruar drejtpërdrejt dhe nëpërmjet blerjeve simbolike të kartolinave. Deri në fund të fushatës janë mbledhur 38,600 euro në katër qendrat e Down Syndrome Kosova – në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren. 

Aksionet e KEDS-it dhe Twig

Duke festuar Ditën Botërore të Tokës (22 prill), kompania KEDS dhuroi njëzet fidane dhe organizoi mbjelljen e tyre në kodër nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK). Fidanët u mbollën nga studentët e fakultetit si dhe studentët e Akademisë së KEDS-it. Aksioni u iniciua nga profesori Avni Alidemaj, nga KEDS. 

Në një aksion të ngjashëm, kompania Twig kontribuoi në gjelbërimin e Komunës së Mitrovicës duke dhuruar 27 fidanë. Përfaqësues të kompanisë dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, së bashku me vullnetarë ndihmuan në mbjelljen e fidanëve pranë liqenit të Mitrovicës. 

 

Më shumë për gjendjen e filantropisë në Kosovë në vitin 2022: 

 

Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. 

Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).


Fotografi e kopertinës: unsplash.com