Historikisht, dhurimi i drejtpërdrejtë individëve dhe familjeve ka qenë mënyra më e shpeshtë për të kryer filantropi. Megjithatë, ky trend ndryshoi në vitin 2022, kur pjesa më e madhe (53.6%) e rasteve të dhurimit iu drejtuan organizatave jofitimprurëse, ndërkohë që vetëm 39.5% e donacioneve iu dhanë drejtpërdrejt individëve dhe familjeve.
Trendet e pranuesve 2018-2022- shkarko infogrfikun në PDF
Ndërsa dhurimi për qeveritë lokale dhe kombëtare dhe institucionet publike (shkollat, klinikat shëndetësore, qendrat e kulturës, etj.) e pa kulmin e saj në vitin 2020 gjatë krizës të KOVID-19, rënia e saj në vitin 2021 dhe vitin 2022 uli nivelet e dhurimit përmes këtyre kategorive të pranuesve në nivele edhe më të ulëta se para-KOVID -it. Ky është veçanërisht rasti i dhurimit për institucionet publike të cilat për herë të parë në vitin 2022 shënuan nivele njëshifrore, duke përbërë vetëm 3.2% të të gjitha donacioneve.
Fluksi i dhurimit të donatorëve > Pranuesit 2022 - shkarkoni grafikun në PDF
Dhurimi për organizatat jofitimprurëse
Nën termin organizata jofitimprurëse, Catalyst Balkans njeh këto lloje të organizatave: shoqata vendase, shoqata të huaja, shoqata të diasporës, fondacione private dhe fondacione korporative. Në vitin 2022, dhurimi është regjistruar vetëm për shoqatat vendase dhe fondacionet private në Kosovë.
Shpërndarja e dhurimit sipas kategorisë të pranuesit në vitin 2022 (% e rasteve) - shkarkoni infografikun në PDF
Organizatat jofitimprurëse u dalluan si përfituese kryesore në Kosovë në vitin 2022, duke marrë 53.6% të të gjitha donacioneve. Dhurimi për shoqatat vendase përbënte 50.2% të të gjitha donacioneve, me pranuesit më të shpeshtë duke përfshirë Shoqatën Jetimët e Ballkanit, Shoqatën Humanitare Bereqeti, Shoqatën Down Syndrome Kosova dhe Aksion për Nëna dhe Fëmijë.
Donacionet e bëra për fondacionet private përbënin 3.4% të të gjitha rasteve të dhurimit në vitin 2022.
Shpërndarja e dhurimit sipas kategorisë të pranuesit në vitin 2022 (% e shumës) - shkarkoni infografikën në PDF
Dhurimi për shtetin
Dhurimi për institucionet shtetërore, duke përfshirë qeveritë vendore dhe kombëtare dhe institucionet shëndetësore, arsimore, kulturore dhe sociale, përbënin një pjesë dukshëm më të vogël të rasteve të dhurimit në vitin 2022. Nga të gjitha rastet e dhurimit, 3.2% u drejtuan institucioneve të llojeve të ndryshme dhe 3.6% iu drejtua qeverive vendore/kombëtare. Megjithatë, një vlerë e konsiderueshme e donacioneve – gati një e katërta e shumës totale të regjistruar, ishte dedikuar për Fondin e Sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Ndër institucionet publike që morën mbështetje filantropike private në vitin 2022, institucionet shëndetësore ishin pranuesit më të shpeshtë, të ndjekura nga institucionet arsimore, sociale dhe, së fundi, ato kulturore.
Dhurimi për shtetin në vitin 2022- shkarko infografik në PDF
Shembuj të dhurimit
Fondi i Sigurimit
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës hapi Fondin e Sigurisë për sigurimin e masave mbështetëse në kohë krize të mundshme. Donatorët më të shquar të fondit ishin donatorë individualë si zyrtarë të vendit, sipërmarrës dhe artistë, si dhe kompani dhe shoqata. Shuma totale e regjistruar e donacioneve të grumbulluara për Fondin e Sigurisë në vitin 2022 ishte rreth 838,600 euro.
Pus për shkollën fillore Hasan Prishtinë
Shoqata Humanitare “Bereqeti” në Drenas, në bashkëpunim me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, kanë njoftuar për hapjen e pusit për shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Llapushnik. Puset ekzistuese në terrenin e shkollës nuk prodhonin më ujë të pijshëm, ndaj duhej një zgjidhje urgjente. Pronari i tokës fqinje, Jeton Rrahim Thaçi, ka dhuruar shfrytëzimin e tokës së tij për hapjen e pusit.
Mjete dhe pajisje mjekësore për QKMF
Më shumë për gjendjen e filantropisë në Kosovë në vitin 2022:
- Kosova dhuron 2022 : Raport mbi gjendjen e Filantropisë
- Infografik: Kush e pranon mbështetjen?
- Të kuptuarit e efekteve të synuara të dhurimit filantropik në Kosovë: Afatshkurtër kundrejt ati afatgjatë në vitin 2022
- Filantropia e Kosovës: Grupet e përfituesve dhe kanalet mbështetëse në vitin 2022
- Pamja e donatorëve të Kosovës në vitin 2022: Një hulumtim i thellë në dhurimin individual, korporativ dhe nga diaspora
- Trendet e dhurimit të Kosovës në vitin 2022: Pasqyrë e donacioneve për lehtësimin e varfërisë dhe kujdesit shëndetësor
Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fotografi e kopertinës: usplash.com
Leave a comment