Kosova dhuron 2021: Raport mbi gjendjen e filantropisë
Divider text here
Zbuloni gjithçka për filantropinë në Kosovë gjatë vitit 2021 dhe se si qytetarët, organizatat dhe kompanitë kanë mbështetur të mirën e përbashkët.
2.216.328 EUR
Shuma e regjistruar
693
Numri i rasteve të dhurimit
1,2 EUR
Shuma e dhuruar për banor
Gjatë vitit 2021, Catalyst Balkans regjistroi donacione në vlerë prej rreth 2.220.000 euro, të mbledhura përmes 243 rasteve të dhurimit. Shuma e dhuruar për banor ishte 1,2 euro.
Pavarësisht sfidave pas pandemisë, aktiviteti filantropik në vitin 2021 u kthye në të njëjtin nivel si në vitin 2019.
Për çfarë qëllimesh dhuron Kosova?
Arsimi ishte tema e mbështetur më shpesh, e ndjekur nga dhurimi sezonal, ndërsa dhurimi për sipërmarrje sociale gjeneroi pjesën më të madhe të shumës së dhuruar.
Të dhëna nga vitet e kaluara
Cilët janë donatorët në Kosovë?
Individët bujarë mbetën lloji më aktiv i donatorëve në vitin 2021, me një përqindje prej pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të dhurimit. Pjesa më e madhe e këtyre donacioneve ishin nga donatorët e diasporës.
Të dhëna nga vitet e kaluara
Kujt i dhuron Kosova? (pranuesit)
Ashtu si një vit më parë, edhe në vitin 2021, pjesa më e madhe e mbështetjes iu dha drejtpërdrejt individëve dhe familjeve. Së bashku me institucionet publike, ata morën pjesën më të madhe të mbështetjes nga donatorë individualë të caktuar, ndërsa organizatat jofitimprurëse u mbështetën kryesisht nga dhurimi masiv i qytetarëve.
Të dhëna nga vitet e kaluara
Fituesit e filantropisë – aksione që shënuan vitin paraprak
×
Labinot Tahiri Foundation
Peja in New York
Interex donation
IPKO
NGO Shtatëmbëdhjetë
Music School In Tune
RIT Kosovo
NGO Qendra për Informim dhe Përmirësim-Social - QIPS
Golden Eagle Foundation
Mësoni më shumë për aksionet filantropike dhe shembujt e praktikave të mira në raportin Kosova dhuron 2021. Më poshtë mund të shihni dëshmitë e personave që kanë qenë aktorë në disa prej aksioneve filantropike më të rëndësishme në Kosovë në vitin 2021.
Mësoni më shumë për ngjarjet humanitare dhe shembujt e praktikave të mira në raportin “Kosova dhuron 2021”.
Raporti vjetor Kosova dhuron 2021 u mbështet nga Fondacioni C S Mott dhe Fondi Rockefeller Brothers. Pikëpamjet e shprehura në këtë webfaqe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit C S Mott, Fondit Rockefeller Brothers dhe partnerëve të tyre.