Përdorimi i donacioneve mund të kategorizohet në bazë të efektit të synuar që një donacion ka në çështjen që synon të ndihmojë. Rrjedhimisht, përdorimi i donacioneve kategorizohet si i njëhershëm ose afatgjatë. Dhurimet afatgjata i referohen mbështetjes që supozohet t'u ofrojë përfituesve zgjidhje strategjike për problemet e tyre, ndërsa mbështetja e njëhershme ka një efekt afatshkurtër dhe adreson simptomat e një problemi, por jo shkakun themelor. 

Trendi i synuar i efektit të dhurimit 2018 - 2022 - shkarkoni infografikën në PDF 

Gjatë tetë viteve të fundit, është shënuar një rritje dhe më pas një rënie në nivelet përkatëse të dhurimit strategjik, duke filluar nga 43.6% në vitin 2019 deri në 15.5% të regjistruar në vitin 2022. Niveli i dhurimit strategjike nuk është tregues i cilësisë së dhurimit filantropike, por më shumë është një reflektim i kushteve socio-ekonomike në vend dhe disponueshmërisë së burimeve për të adresuar njëkohësisht ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata. 

Zbërthimi i dhurimit me efekt afatshkurtër në vitin 2022 

Efekti i dhurimit afatshkurtër në Kosovë përbën 81.3% të të gjitha rasteve të dhurimit dhe 65.4% e shumës totale të dhuruar në vitin 2022.  

Për sa i përket donacioneve me efekt afatshkurtër, 33.2% ishin ofrimi i mbështetjes humanitare (ushqime, para dhe mallra në natyrë për individë dhe familje). Furnizimet dhe materialet harxhuese përbënin 31% të të gjitha donacioneve me efekt afatshkurtër, ndërsa banesat individuale përbënin 26.6% të këtij totali. Trajtimet dhe procedurat mjekësore përbënin 9.2% të efektit të përgjithshëm afatshkurtër të dhurimit në Kosovë. 

Struktura e dhurimit afatshkurtër në Kosovë në vitin 2022 (% e shumës) - shkarkoni infografikun në PDF 

Për sa i përket vlerës së donacioneve, përqindja më e lartë (41%) është ndarë për sigurimin e banesave individuale, e ndjekur nga 11.9% për trajtimet dhe procedurat mjekësore. 

Struktura e dhurimit afatshkurtër në Kosovë në vitin 2022 (% e rasteve)- shkarko infografikun në PDF  

Zbërthimi i dhurimit me efekt afatgjatë në vitin 2022 

Donacionet strategjike, ose dhurimi me synimin për efekt afatgjatë, mund të ndahet në një sërë përdorimesh të donacioneve, duke përfshirë blerjen e pajisjeve, sigurimin e stipendioneve ose bursave, ofrimin e shërbimeve dhe investimet kapitale. 

Efekti i donacioneve afatgjata përbënte 15.5% të rasteve të dhurimit dhe 29.3% të shumës së dhuruar në vitin 2022. Përdorimi më i shpeshtë i donacioneve ishte pajisjet (46.2% e rasteve) pasuar nga bursat (37.8%). 

Struktura e dhurimit afatgjatë në Kosovë në vitin 2022 (% e shumës) - shkarkoni infografikun në PDF

Megjithatë, sa i përket shumës së dhuruar, 97.5% e donacioneve të destinuara për efekt afatgjatë janë bërë në formën e pajisjeve. Shembuj të donacioneve të pajisjeve të bëra në vitin 2022 përfshijnë pajisjet arsimore (laptop, kompjuterë, monitorë), pajisje mjekësore (shtretër spitalor, automjete ambulancash, makina diagnostikuese) dhe pajisje adaptive për personat me aftësi të kufizuara. 

Struktura e dhurimti afatgjatë në Kosovë në vitin 2022 (% e rasteve) - shkarkoni infografikun në PDF 

Efektet e synuara të dhurimit sipas kategorive të pranuesve  

Më shumë se 43% e të gjithë donacioneve strategjike në vitin 2022 iu drejtua individëve dhe familjeve si pranues, me përdorimin parësor të donacioneve ishin bursat. 

Gati 59% e efektit afatshkurtër të dhurimit u programua përmes organizatave jofitimprurëse në vitin 2022, me përdorimin parësor të donacioneve që ishin trajtimet mjekësore dhe sigurimi i furnizimeve dhe materialeve harxhuese. 

Efektet e synuara të dhurimit sipas kategorisë të pranuesit në vitn 2022 - shkarkoni infografikën në PDF 

Përdorimi i donacioneve nga kategoria e pranuesve  

Të gjitha 100% e bursave dhe 65.3% e mbështetjes humanitare iu dhanë drejtpërdrejt individëve dhe familjeve. 

Gjithsej 88.9% e shërbimeve, 72.4% e furnizimeve dhe materialeve harxhuese, 71.0% e trajtimeve mjekësore dhe 68.3% e donacioneve për strehim individual i janë dhënë një organizate jofitimprurëse për të programuar dhe për të arritur përfituesit përfundimtarë dhe jo drejtpërdrejt përfituesit përfundimtarë. 

Përdorimi i donacioneve nga pranuesi në vitin 2022 - shkarkoni infografikun në PDF

Shembuj të dhurimit  

Dhurimi i 122 shtretërve dhe pajisjeve ndihmëse

Me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, Shoqata Jetimët e Ballkanit shpërndau 122 shtretër dhe pajisje ndihmëse që përfshinin karroca, paterica, mbështetëse për hecje dhe pajisje fizioterapie në komunën e Kaçanikut dhe shoqatave Heroinat dhe Handikos Suhareke. 

Kuzhinë humanitare

Januz Mustafa, shofer taksie nga Ferizaj, ka hapur kuzhinë humanitare me rastin e Ramazanit. Fondet e nevojshme për sigurimin e ushqimit – rreth 120 euro për çdo vakt – u mblodhën nga Januzi me ndihmën e familjes dhe miqve. Në sajë të punës së kuzhinës humanitare, gjatë muajit të Ramazanit janë siguruar ushqime ditore për rreth gjashtëdhjetë familje me status të dobët social nga Ferizaj. 

 

Më shumë për gjendjen e filantropisë në Kosovë në vitin 2022: 

 

Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. 

Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).


Fotografi e kopertinës: unsplash.com