Në të gjithë rajonin, shumica e dhurimeve bamirëse i dedikohen për lehtësimin e efekteve negative nga COVID-19.
Që nga fillimi i krizës COVID-19 deri në 30 nëntor 2020, individët dhe kompanitë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhuruan mbi 65.5 milion Euro për të zbutur efektet negative nga COVID-19, sipas hulumtimit tonë mbi dhurimet bamirëse.
Megjithatë, mbështetja është ende e nevojshme, dhe qytetarët, organizatat jofitimprurëse dhe kompanitë vazhdojnë t'ia ofrojnë atë në komunitetet e tyre.
Lexoni në vijim dhe mësoni më shumë rreth veprimeve të ndryshme bamirëse në luftën kundër COVID-19 që mund t'i keni humbur gjatë kësaj jave.
Donacion nga Novi Pazari për Qendrën Klinike Kragujevac
Disa ditë më parë, shoqata e Vullnetarëve të NP dërgoi ndihmë humanitare në Qendrën Klinike në Kragujevac. Me këtë gjest, ata dëshironin të tregojnë mirënjohje për mbështetjen që qytetarët dhe mjekët nga pjesët qendrore të rrethit Shumadija e dhanë për Novi Pazarin që nga fillimi i pandemisë.
Donacioni përbëhej nga disa kamionë me fruta, ujë, limonadë, kostume mbrojtëse, mburoja fytyre dhe ushqime të tjera.
Shoqata e Vullnetarëve të NP u themelua pasi filloi pandemia e COVID-19. Gjatë qershorit dhe korrikut, kur Novi Pazar dhe rajoni i Sanxhakut u bënë një nga pikat me numër të madh të rasteve aktive, ata në mënyrë vullnetare dolën për të mbështetur njerëzit në Spitalin e Përgjithshëm duke dërguar rezervuarë të rëndë oksigjeni dhe duke ndihmuar pacientët e COVID-19.
Këta djem dhe vajza veshën kostume mbrojtëse, hynë në zonën e kuqe të spitalit të Novi Pazarit dhe për 24 orë e vunë veten në dispozicion të punëtorëve mjekësorë dhe pacientëve të shtruar në Qendrën COVID-19 në Novi Pazar.
Klubi Rotarian dhuron pajisje mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Kotorrit
Disa ditë më parë, anëtarët e Klubit Rotarian të Kotorrit dhuruan pajisje mjekësore me vlerë 1,700 dollarë për Spitalin e Përgjithshëm të Kotorrit.
Donacioni përmbante një oksimetër për matjen e pulsit, makinë CPAP e kompletuar me maska.
Drejtori i Spitalit Dr. Davor Kumboroviç pranoi donacionin në emër të spitalit dhe falemnderoi donatorët për ndihmën e ofruar për komunitetin e tyre, edhe atë, pavarësisht nga kompleksiteti i situatës aktuale epidemiologjike.
Mozzart vazhdon të mbështesë punëtorët shëndetësor
Pas një dhurimi të mëparshëm prej 10,000 KM, Mozzart siguroi ndihmë financiare dhe paketa vitaminash për mjekët, infermierët dhe teknikët që punonin në Spitalin Universitar në Foça, të cilët punojnë pa u lodhur për të siguruar kujdesin e duhur për pacientët e tyre dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Deri më sot, kompania dhuroi një total prej 112,000 KM për spitalet në të gjithë BH.
Erste Bank dhuron 200,000 kuna për Spitalin e Përgjithshëm të Zadarit
Erste Bank dhuroi 200,000 kuna në Spitalin e Përgjithshëm të Zadarit për sigurimin e pajisjeve të nevojshme mjekësore, për t'i ndihmuar ata në trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Sipas përfaqësuesve të spitalit, donacioni do t'u mundësojë atyre që të ofrojnë kujdes më cilësor për pacientët, të plotësojnë pajisjet e reparteve COVID-19 dhe të luftojnë COVID-19 në mënyrë më efektive.
Donacion për një spital në Split
Një kompani ndërtimi nga Spliti, SPEGRA, dhuroi një kanulë hunde me fluks të lartë në një spital në qytetin e tyre. Sistemi lejon që pacienti me gjendje të rënduar të infeksionit COVID-19 dhe probleme të frymëmarrjes të marrë më shumë oksigjen sesa me terapinë tipike të oksigjenit.
Nga ana tjetër, kjo i ndihmon shumë prej këtyre pacientëve të shmangin format më invazive të terapisë së frymëmarrjes d.m.th. Ventilatorët.
Përfaqësuesit e SPEGRA theksuan se ishin të lumtur që kanë ndihmuar komunitetin ku ata jetojnë dhe punojnë dhe se ata shpresojnë që pajisja të jetë e dobishme.
Nëse edhe ju dëshironi të mbështetni komunitetin tuaj në luftën kundër COVID-19, ju sugjerojmë të dhuroni online në faqen covid19.donacije.rs ose duke dërguar një SMS në 7300.