Gjatë gjithë viteve, ndihma më e shpeshtë për OSHC-të u ofrua nga lloje të ndryshme donatorësh, por subjektet private (qytetarët përmes dhurimit masiv-individual dhe individët e njohur) luajtën një rol kyç në mbështetjen e tyre. Qytetarët, përmes donacioneve masive individuale, kishin përqindjen më të madhe të rasteve të donacioneve për OSHC-të që nga viti 2018, me përjashtim të vitit të parë dhe të dytë të pandemisë – kur individët dhanë pjesën më të madhe të mbështetjes si donatorë.
Sipas të dhënave për dhurimin e përgjithshëm në Kosovë në vitin 2022, subjektet private (individët dhe qytetarët përmes dhurimit masiv-individual) kanë dhuruar më shpesh dhe më shumë në vlerat e regjistruara sesa donatorët e korporatave. Ky trend është gjithashtu i pranishëm në ofrimin e peizazhit për OSHC-të.
Ne ia atribuojmë këtë rritjes së aftësive të OSHC-ve në mobilizimin e mbështetjes së komuniteteve në përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme, si dhe lidhjeve të forta të traditës së gjatë të qytetarëve të Kosovës dhe diasporës për të ofruar mbështetje për komunitetet e tyre. Përqindja e dhurimeve nga sektori i korporatave për OSHC-të ka ndryshuar gjatë viteve, ku përqindja më e madhe ishte në vitin 2020 gjatë pandemisë. Këtë vit, më pak se 1/5 e rasteve të donacioneve që kanë ardhur për OSHC-të ishin nga sektori i korporatave, dhe shumat e regjistruara janë më të vogla në krahasim me të kaluarën. Të dhënat historike të dhurimeve për OSHC-të në Kosovë tregojnë se bashkëpunimi me sektorin e korporatave ende nuk është i zhvilluar mirë dhe nuk është i kornizuar në mënyrë strategjike, dhe kjo shihet si një trend i rëndësishëm për t'u monitoruar në të ardhmen. Ne i konsiderojmë lidhjet e shoqërisë me sektorin privat si shumë të rëndësishme për filantropinë dhe duhet bërë më shumë përpjekje për ta zhvilluar këtë lloj partneriteti. Në fund, vlen të theksohet se diaspora luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e OSHC-ve në Kosovë. Nga shuma totale e regjistruar e cila i drejtohet OSHC-ve në vitin 2022, rreth 19% është dhuruar nga donatorët e diasporës.
Trendet në llojet e donatorëve që dhurojnë në Kosovë 2018 – 2022
Numri i rasteve të dhurimeve për OSHC-të në Kosovë, të ndara sipas llojit të donatorit për vitet 2018 – 2022
Dhurimet për OSHC-të: Trendet në llojet e donatorëve për vitet 2018 - 2022 - shkarkoni infografikën në PDF
Në vitin 2022, qytetarët, përmes dhurimit masiv-individual, ishin donatorët kryesorë për OSHC-të në Kosovë, si për nga numri i rasteve që kanë dhuruar ashtu edhe për nga shuma totale e donacioneve të tyre. Dhurimet nga qytetarët janë mbledhur kryesisht përmes fushatave për mbledhjen e fondeve (në pothuajse 85% të rasteve të dhurimit) të iniciuara nga OSHC-të. Individët ishin donatorët e dytë më të shpeshtë, ndjekur nga kompanitë dhe NVM-të. Sa i përket vlerës së dhurimeve, qytetarët kishin përqindje dukshëm më të madhe në krahasim me llojet e tjera të donatorëve për OSHC-të (84.2% e shumës totale të dhuruar), pra, përqindja e të gjitha llojeve të tjera të donatorëve së bashku ishte më pak se 16%.
Dhurimet për OSHC-të: Donatorët në Kosovë në vitin 2022 (% e rasteve) - shkarkoni infografikën në PDF
hurimet për OSHC-të: Donatorët në Kosovë në vitin 2022 (% e shumës) - shkarkoni infografikën në PDF
Përqindja e OSHC-ve në llojet e donatorëve
Duke i vështruar të dhënat në lidhje me llojet e donatorëve në Kosovë në vitin 2022, OSHC-të ishin përfituesit kryesorë të donacioneve nga donatorët masivë individualë, sektori i korporatave, dhe në rastet kur ishte i pranishëm lloji i përzier i donatorëve. Konkretisht, nga të gjitha rastet e donacioneve në të cilat janë regjistruar donatorë të përzier, 90% i janë drejtuar OSHC-ve. Kjo përqindje e madhe e donacioneve të lehtësuara nga OSHC-të mund t'i atribuohet faktit se këto raste donacionesh ndodhën kryesisht në kuadër të fushatave për mbledhjen e fondeve ku qytetarët, kompanitë dhe OSHC-të e tjera u bënë bashkë për t'i mbështetur përpjekjet. OSHC-të shërbyen si “qendra grumbullimi”. Nga ana tjetër, donacionet nga donatorët individualë u drejtoheshin kryesisht individëve dhe familjeve në nevojë, pa ndërmjetës.
Përqindja e OSHC-ve në llojet e donatorëve (% e rasteve) - shkarkoni infografikën në PDF
Shembuj të dhurimeve
Përpjekjet e qytetarëve për mbledhjen e fondeve
Një nga shembujt e solidaritetit qytetar përmes punës së OSHC-ve në vitin 2022 ishte iniciativa e shoqatës humanitare „Avni Hyseni“, për trajtimin mjekësor të S.T. nga fshati Skivjan i Gjakovës. Përmes një thirrjeje për donacione, nga qytetarët është mbledhur shuma prej 55,200 euro, e cila nevojitej për trajtim, transport dhe lehtësim.
Partneriteti mes korporatave dhe shoqërisë civile
Sipas bazës së të dhënave të Giving Balkans, në vitin 2022, kompanitë dhe NVM-të kontribuan në sektorin e shoqërisë civile me më shumë se 125,000 euro të dhuruara përmes 86 aksioneve të ndryshme filantropike.
Një shembull i dalluar ishte donacioni i kompanisë ndërtimore Euroing, i cili dedikohej për ndërtimin e objektit të ri për shoqatën “Handikos” në Suharekë, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. Një tjetër kompani ndërtimore, Cima Construction, ka dhuruar 37,610 euro për sektorin e shoqërisë civile në vitin 2022. Nga kjo shumë, një përqindje e madhe ka qenë për sigurimin e banesave individuale për individë dhe familje të pafavorizuara në aspektin social. Një shembull interesant i dhurimit për OSHC-të ishte nga Laboratori Bio Lab i cili ofroi analiza falas për përfituesit e organizatës “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”. NLB Banka, me rastin e festave të fundvitit, ka dhuruar dhurata për disa shoqata në Kosovë që ofrojnë kujdes për fëmijët me aftësi të kufizuara: shoqata “Handikos” në Ferizaj dhe Gjakovë, shoqata “Pema” në Gjilan, shoqata “Down Syndrome” në Mitrovicë, dhe qendra burimore “Nënë Tereza” në Prizren.
Mbështetja e diasporës për OSHC-të në Kosovë
Fondacioni humanitar Action for Mothers and Children (AMC) organizoi ngjarjen tradicionale humanitare për mbështetjen e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, të quajtur “Meet Us Halfway" në Nju Jork më 21 tetor 2022. Gjatë aktivitetit u mblodhën rreth 67,800 euro nga diaspora shqiptare në SHBA, të destinuara për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve për institucionet shëndetësore në Kosovë.
- Cilat lloje të donatorëve kanë mbështetur OSHC-të në Kosovë?
- Dhurimet e Kosovës për OSHC-të
- Donacionet për Organizatat e Shoqërisë Civile për vitin 2022: Përqendrimi në zbutjen e varfërisë
- Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë: Më nevojtarët në fokus
- Efektet afatshkurtra të Dhurimit për Sektorin e Shoqërisë Civile në Kosovë në vitin 2022
Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Leave a comment