Nga vetëm 10.9% e rasteve të regjistruara në vitin 2018, mbështetja për zbutjen e varfërisë është rritur ngadalë gjatë viteve për t'u bërë kauza më e mbështetur në vitin 2020, ku tani, në vitin 2022, më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të donacioneve i janë drejtuar OSHC-ve. Dhurimet e regjistruara për kujdesin shëndetësor ka rënë gradualisht me kalimin e kohës, ndërsa përqindja e rasteve të donacioneve për mbështetje ndaj grupeve të margjinalizuara filloi të bjerë pas pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.
Dhurimet për OSHC-të: Kauzat e dhurimit për vitet 2018 – 2022 (% e të gjitha rasteve)
Dhurimet për OSHC-të: Kauzat e dhurimit për vitet 2018 – 2022 (% e rasteve) – shkarkoni këtë infografikë në PDF
Siç u përmend më lart, në vitin 2022, përqindja më e madhe e mbështetjes së realizuar përmes punës së OSHC-ve iu drejtua zbutjes së varfërisë (si rastet e donacioneve ashtu edhe shuma e dhuruar). Forma kryesore e dhurimit konsistonte në ofrimin e furnizimeve dhe strehimit individual për personat e pafavorizuar në aspektin social. Të gjitha temat e tjera kryesore përbënin më pak se gjysmën e numrit të përgjithshëm të rasteve të regjistruara. Nga temat më pak të mbështetura, dhurimi sezonal u dallua me një rritje krahasuar me vitin 2021 dhe arriti në 16% të rasteve të donacioneve të regjistruara për OSHC-të në vitin 2022.
Dhurimet për OSHC-të; Shpërndarja e dhurimeve në Kosovë në vitin 2022 sipas Kauzës
Dhurimet për OSHC-të; Shpërndarja e dhurimeve në Kosovë në vitin 2022 sipas Kauzës - shkarkoni këtë infografikë në PDF
Përqindja e OSHC-ve në kauzat e dhurimit
Duke i vështruar nga afër kauzat e dhurimit në nivel të përgjithshëm në Kosovë në vitin 2022, dhe shpërndarjen e mbështetjes për lloje të ndryshme të përfituesve në kuadër të secilës prej kauzave, më shumë se ¾ e rasteve iu drejtuan OSHC-ve në kuadër të mbështetjes për grupet e margjinalizuara. OSHC-të luajnë rol vendimtar në ofrimin e ndihmës për grupet e margjinalizuara. Në këtë kuptim, OSHC-të shpesh mund të mobilizohen lehtësisht dhe t'u përgjigjen shpejt nevojave të komuniteteve të cenueshme dhe të ofrojnë ndihmë të menjëhershme, në shumë raste duke i arritur ato më shpejt se mbështetja institucionale.
Së dyti, OSHC-të ishin përfituesit kryesorë të dhurimit sezonal: 73.1% e të gjitha rasteve të donacioneve për dhurimin sezonal u shpërndanë përmes OSHC-ve gjatë festave shtetërore dhe atyre fetare. Një përqindje më e lartë e dhurimeve për OSHC-të krahasuar me përfituesit e tjerë është vërejtur edhe tek dhurimet për kujdesin shëndetësor (60.8%) dhe zbutjen e varfërisë (53.7%). Kjo nënkupton që OSHC-të vepruan si ndërmjetësues kryesorë në mbledhjen e mbështetjes për kauzat e kujdesit shëndetësor dhe të zbutjes së varfërisë.
Në anën tjetër, OSHC-të nuk ishin përfituesit primarë për mbështetjen e arsimit në Kosovë – gjë që pritet pasi që kjo kauzë kryesisht mbështetet përmes dhurimit të bursave për institucionet arsimore dhe individët drejtpërdrejt, dhe kauza të tjera më pak të mbështetura si kultura dhe arti. Në terma më të thjeshtë, donacionet për kauza të ndërlidhura me arsimin kanë më pak gjasa që t'i kenë OSHC-të ndërmjetës, pasi donatorët priren t'i drejtojnë ato drejt institucioneve arsimore dhe individëve drejtpërdrejt.
Përqindja e OSHC-ve në kauzat e dhurimit (% e të gjitha rasteve)
Përqindja e OSHC-ve në kauzat e dhurimit (% e rasteve) - shkarkoni këtë infografikë në PDF
Shembuj të dhurimeve
Përgjigja ndaj nevojave të familjeve të pafavorizuara në aspektin social në Kosovë
Në vitet e kaluara, është vënë re se Shoqata Humanitare “Bereqeti” është një nga shoqatat më aktive që mbështet grupet e cenueshme të shoqërisë. Shoqata organizoi aksione të ndryshme në vitin 2022, duke përfshirë fushatën “Sofra e Ramazanit 2022”. Kjo iniciativë u organizua në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, gjatë muajit të Ramazanit, me qëllim të ofrimit të pakove ushqimore për familjet e pafavorizuara në aspektin social në mbarë Kosovën. Në mesin e donatorëve që e mbështetën kauzën ishin kompanitë: Supermarket Lindi Center, Diamanti, Meka Halal Food dhe AB Bajrami, si dhe individë të ndryshëm nga Kosova dhe donatorë nga diaspora.
Një tjetër OSHC për të cilën u regjistruan aksione të shumta në vitin 2022 për mbështetjen e personave në nevojë ekonomike dhe personave në nevojë për mbështetje mjekësore ishte Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Në vitin 2022, shuma e regjistruar prej rreth 1.3 milionë euro është mbledhur me ndihmën e qytetarëve, donatorëve individualë dhe sektorit të bizneseve për sigurimin e shtëpive të reja për më shumë se 130 individë të pafavorizuar në aspektin social. Për ta mbështetur ofrimin e trajtimeve mjekësore për personat me probleme shëndetësore, shoqata ka mbledhur 52 mijë euro me ndihmën e qytetarëve, përmes fushatave të ndryshme.
Profesionistët e diasporës kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve
Në vitin 2022, GERMIN dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) iniciuan projektin për angazhimin e profesionistëve të diasporës me Programin për Angazhim të Qytetarëve të zbatuar në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në kuadër të programit, tre profesionistë të diasporës ofruan ekspertizën e tyre në fusha specifike tematike për OSHC-të. Një nga ekspertët ishte Atifete Xhemaj, nga Belgjika, e cila ishte vullnetare në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe kontribuoi në strategjinë e organizatës mbi komunikim. Eksperti i energjisë, Kreshnik Rama, nga Suedia, zhvilloi një instrument për analizimin e ndikimit të kompanive dhe organizatave në mjedis për organizatën Sustainability Leadership Kosova (SLK). Gjithashtu, si pjesë e programit, Kaltrina Durmishi, nga Austria, ka punuar si vullnetare në Teach for Kosovo dhe ka ofruar njohuri në fushën e rrjetëzimit për t'i mbështetur aktivitetet edukative të organizatës.
- Cilat janë kauzat kryesore të donacioneve për OSHC-të?
- Dhurimet e Kosovës për OSHC-të
- Dhurimet për Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë për vitin 2022: Mbështetja e qytetarëve
- Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë: Më nevojtarët në fokus
- Efektet afatshkurtra të Dhurimit për Sektorin e Shoqërisë Civile në Kosovë në vitin 2022
Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Leave a comment