Kosova u dhuron organizatave të shoqërisë civile 2022 | Giving Balkans

Kosova u dhuron organizatave të shoqërisë civile 2022

Kosova u dhuron organizatave të shoqërisë civile 2022

Divider text here
Që nga viti 2013, Catalyst Balkans ka përcjellë gjendjen e filantropisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit perëndimor. Kosova u dhuron organizatave të shoqërisë civile 2022 (Kosovo Gives to Civil Society Organizations 2022) është publikuar në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile, si pjesë e Programit për angazhimin qytetarë të financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Ky raport ofron një pasqyrë specifike dhe unike të dhurimit filantropik për organizatat e shoqërisë civile1 (OSHC) në Kosovë. Raporti përfaqëson një ekstrakt të raportit Kosova dhuron 2022: Raporti mbi Gjendjen e Filantropisë dhe hulumton thellë në të dhënat se si mbështetet sektori i shoqërisë civile.
Termi Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC) / organizata jofitimprurëse në Ballkanin Perëndimor përfshin shoqatat që mund të jenë vendase, të diasporës ose zyrat e degëve të shoqatave të huaja, fondacioneve (private dhe korporative) dhe grupe joformale.


GJITHSEJ DHURIMET E REGJISTRUARA NË SEKTORIN E SHOQËRISË CIVILE

2,311,000 euro

Shuma e regjistruar

493

# i rasteve

Vëllimi dhe shpeshtësia e mbështetjes për OShC-të në Kosovë arriti nivelin më të lartë në vitin 2022, kur OSHC-të mblodhën më shumë se 2.3 milionë euro përmes 493 rasteve.
Që nga viti 2019, numri i veprimeve filantropike për OSHC-të ka parë një trajektore pozitive, duke ndjekur trendin e dhurimit të përgjithshëm filantropik dhe duke arritur kulmin e shpeshtësisë në vitin 2022. Më shumë se gjysma e të gjitha donacioneve në vitin 2022 u kanalizuan përmes përpjekjeve të OShC-ve për të grumbulluar më shumë se 65% të donacioneve të përgjithshme - përafërsisht 2.3 milionë euro. Këto donacione janë fokusuar kryesisht në mbështetjen e lehtësimit të varfërisë, në përgjigje të kushteve mbizotëruese socio-ekonomike në vend. Edhe pse krizat ekonomike globale mund të kenë burime të kufizuara të mbështetjes së donatorëve në përgjithësi, qytetarët përmes donacioneve masive-individuale vazhduan të jenë donatorët më të mëdhenj për OShC-të, duke iu përgjigjur kryesisht nevojave urgjente të komuniteteve.


TRENDET E DHURIMIT


Në vitin 2022, pjesëmarrja e OShC-ve në numrin e përgjithshëm të aksioneve filantropike në Kosovë është më e lartë se në katër vitet e kaluara, pasi më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të donacioneve u drejtoheshin OShC-ve. 493 raste të regjistruara të donacioneve përfaqësojnë një rritje prej 67% krahasuar me vitin 2021, dhe ky është numri më i madh i rasteve të donacioneve drejtuar OSHC-ve i regjistruar ndonjëherë që kur Catalyst Balkans filloi përcjlljen e filantropisë në Kosovë në vitin 2013.

Krahasuar me llojet e tjera të përfituesve në Kosovë në vitin 2022, OSHC-të renditen më së larti nëse shikohen vlerat e donacioneve, dhe vlera më e madhe e donacioneve iu drejtua OShC-ve që nga viti 2019. Gjatë vitit 2022 në nivel të përgjithshëm, më shumë se 3.4 milionë euro janë dhuruar në Kosovë. Rreth 2/3 e asaj shume (2.3 milionë euro) i janë drejtuar OShC-ve. Krahasuar me vitin 2021, kjo paraqet një rritje prej 26%.

Të dhënat tregojnë se kjo rritje si në numrin e rasteve të donacioneve ashtu edhe në vlerën e regjistruar është rezultat i numrit më të madh të fushatave të organizuara nga OSHC-të, Shoqata e Jetimave të Ballkanit dhe Shoqata Humanitare Bereqeti në radhë të parë, për mbështetjen e njerëzve në vështirësi ekonomike. Nëpërmjet këtyre fushatave, këto dy organizata arritën të grumbullojnë shuma dukshëm më të larta në krahasim me vitin 2021.
Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se përveç OSHC-ve, individë dhe familje, institucione publike dhe institucione të pushtetit lokal/qendror, njiheshin si llojet kryesore të përfituesve të donacioneve. Për sa i përket shpeshtësisë së donacioneve, përfituesit individualë dhe familjarë janë në vendin e dytë, ndërsa institucionet e pushtetit lokal/qendror ishin të dytat në listë për sa i përket shumës së dhuruar. Më saktësisht, 362 raste donacionesh janë drejtuar për individë dhe familje, 33 raste i janë drejtuar institucioneve të pushtetit lokal/qendror, ndërsa 29 raste i janë drejtuar institucioneve publike. Sa i përket vlerës së regjistruar të donacioneve, rreth 880,000 euro janë drejtuar për institucionet e pushtetit lokal/qendror, përafërsisht 232,000 euro për individët dhe familjet dhe rreth 31,000 euro për individët dhe familjet.

OShC-të kryesisht kanë grumbulluar fonde dhe kanë marrë mbështetje përmes fushatave për grumbullimin e fondeve dhe thirrjeve që ata kanë iniciuar – rreth 85% të të gjitha rasteve dhe vlera e donacionit është rritur në atë mënyrë. Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se pjesa më e madhe e mbështetjes është dhuruar në formën e donacioneve në para të gatshme, me vetëm një përqindje të vogël të parave dhe një numër të vogël të rasteve të regjistruara si kontribute në natyrë.


KAUZAT


Siç ishte rasti me dhurimet e përgjithshme në Kosovë në vitin 2022, mbështetja për OSHC-të ishte drejtuar kryesisht me qëllim të lehtësimit të varfërisë në më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve, që përbën një rritje në krahasim me vitin 2021 (43.7%). Dhurimi sezonal mbështetet i dyti me një rritje të lehtë të numrit të rasteve, ndërsa mbështetja për grupet e margjinalizuara pësoi një rënie prej 10% në krahasim me vitin 2021. Kujdesi shëndetësor dhe arsimimi mbetën në të njëjtin nivel.
Duke parë vlerat e donacioneve, 65.5% e parave të regjistruara janë drejtuar për lehtësimin e varfërisë përmes OSHC-ve.
Mëso më shumë


DONATORËT


Ndërsa në vitin 2021 donatorët më aktivë ishin individët, këtë vit OSHC-të kanë marrë donacione më shpesh nga qytetarët përmes dhurimet masive individuale2. Përqindja e rasteve të regjistruara për donatorë individualë ka rënë me 24%. Qytetarët u dalluan edhe më shumë me vlerën e dhuruar, me përqindje prej 84.2% në gjithsej shumën e regjistruar për OSHC-të. 
Vlera e dhurimeve nga sektori i korporatave ra ndjeshëm nga 60.6% në vitin 2021 në 5.4% në vitin 2022.
Kategoria e donatorëve “Qytetarë (dhurimet masive-individuale)” i referohet një grupi qytetarësh që nuk mund të identifikohen me emër, ndërsa kategoria “Individë” përfaqëson donatorët që mund të identifikohen individualisht.

Mëso më shumë


PËRFITUESIT PËRFUNDIMTARË


Njerëzit në vështirësi ekonomike vazhdojnë të jenë grupet përfituese më të mbështetura përmes punës së OSHC-ve. Në këtë vit ato mbështeten 20% më shumë krahasuar me vitin 2021.
Si personat me probleme shëndetësore ashtu edhe personat me aftësi të kufizuara panë një rënie të vogël në shpeshtësinë e mbështetjes.
Është e rëndësishme të theksohet se për nga vlera e donacionit, njerëzit në nevojë ekonomike gjeneruan mbi 65% të të gjitha dhurimeve të regjistruara për OSHC-të.
Mëso më shumë


EFEKTET E SYNUARA TË DHURIMIT


Dhurimi afatshkurtër vazhdon të jetë më i spikatur në donacionet për OSHC-të1. Në vitin 2022, 89% e të gjitha donacioneve kishin efekte të synuara afatshkurtra, kryesisht për mbështetjen e njerëzve në vështirësi ekonomike në formën e ushqimit, veshjeve, mbështetjes humanitare dhe nevojave të tjera. Donacionet me efekte afatgjata si pajisje, bursa, shërbime dhe investime kapitale kishin një përqindje prej 7.9% të të gjitha rasteve të donacioneve për sektorin civil. Duke folur për vlerën, dhurimi afatshkurtër mori një përqindje prej 88.2% të vlerës totale të regjistruar për OSHC-të.
Mëso më shumë

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E DHURIMIT

Shumica e mbështetjes që u jepet grupeve të ndryshme përfituese në Kosovë drejtohet në fakt përmes punës së disa prej OSHC-ve më aktive. Aktivitetet e këtyre organizatave shtrihen nëpër degë në komuna të ndryshme në të gjithë vendin, duke mundësuar diversifikimin e asistencës dhe mbështetje të gjerë për komunitetet e shumta lokale.
Të dhënat e regjistruara të ofruara përshkruajnë shpërndarjen e dhurimit për OSHC-të bazuar në rajonin në të cilin ndodhen organizatat dhe degët e tyre. Në vitin 2022, shumica e rasteve të donacioneve janë drejtuar në rajonin e Prizrenit (46.4%), pasuar nga Mitrovica (31.6%), ndërsa përqindja më e ulët e rasteve të donacioneve është drejtuar në Gjakovë dhe Gjilan.
Termi organizata të shoqërisë civile / organizata jofitimprurëse përfshin të gjitha format e organizatave joqeveritare duke përfshirë shoqatat vendase, shoqatat e huaja, shoqatat e diasporës, fondacionet private dhe fondacionet e korporatave. Nisur nga kjo, në pesë vitet e mëparshme, filantropia e regjistruar për sektorin e shoqërisë civile në Kosovë përfshinte vetëm dhurimin për shoqatat vendore dhe fondacionet private, pasi që dhurimet ndaj llojeve të tjera të përfituesve jofitimprurës nuk ishte regjistruar. Ka shumë të ngjarë që një pjesë e dhurimit të mos mbulohet nga media dhe të mos raportohet në ndonjë mënyrë tjetër, dhe për këtë arsye mbetet e padisponueshme për t'u regjistruar. Në vitin 2022, mbizotëroi mbështetja për shoqatat vendase, me një peshë të konsiderueshme si në rastet e donacioneve ashtu edhe në vlerën e dhuruar.
Shkarkoni infografikën për të parë të dhënat mbi dhurimet në Kosovë gjatë vitit 2022.

Mësoni më shumë rreth metodologjisë tonë.

Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. 

Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

usaid logo

catalyst logo