Përveç aspekteve të tjera të dhurimit që përmendëm në këtë raport, rastet e donacioneve shikohen edhe nga ana e efekteve të synuara që ato kanë. Rrjedhimisht, donacionet kategorizohen si donacione me efekte afatshkurtra apo afatgjata të synuara. Donacionet afatgjata i referohen mbështetjes që supozohet t'u ofrojë një numri të madh përfituesish zgjidhje strategjike për problemet, si dhurimi i pajisjeve, bursave, shërbimeve dhe investimeve kapitale; nga ana tjetër, donacionet afatshkurtra ofrojnë zgjidhje të menjëhershme afatshkurtër për një çështje urgjente ose simptomë të një problemi dhe përfshijnë mbështetjen humanitare, sigurimin e furnizimeve dhe materialeve harxhuese, strehimin individual dhe trajtimet mjekësore për individët.
Grafiku 19: Dhurimi për OSHC-të: Tendencat në Efektet e synuara të Dhurimit në Kosovë – 2018 – 2022 (% e rasteve)
Dhurimi për OSHC-të: Trendi i synuar i efektit të dhurimit 2018 - 2022 - shkarkoni infografikën në PDF
Gjatë pesë viteve të fundit, u vu re një tendencë në rritje për dhurimin me efekte afatshkurtra e cila arriti kulmin e saj në vitin 2022. Kjo lidhet me rritjen e dhurimit për personat e pafavorizuar të shoqërisë përmes OSHC-ve, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme humanitare për nevojave të menjëhershme (ushqim, veshmbathje, donacione në para, etj.). Rrjedhimisht, niveli i dhurimit strategjik në vitin 2022 ishte në nivelin më të ulët që nga viti 2018, me vetëm 8% të të gjitha rasteve të donacioneve drejtuar OSHC-ve.
Përbërja e dhurimit me efekt afatshkurtër në vitin 2022
Dhurimi për OSHC-të: Struktura e donacioneve me efekte afatgjata (% e rasteve) - shkarkoni infografikën në PDF
Dhurimi për OSHC-të: Struktura e donacioneve me efekte afatgjata (% e shumës) - shkarkoni infografikën
Donacionet me efekte afatshkurtëra të synuara përbënin pothuajse 90% të numrit të rasteve dhe shumës totale të regjistruar për OSHC-të në vitin 2022. Për sa i përket frekuencës, nga të gjitha dhurimet afatshkurtra, më të shpeshtat ishin donacionet e furnizimeve dhe materialeve harxhuese. Shembuj të donacioneve të tilla përfshinin sigurimin e ushqimit, veshjeve, pakove higjienike, materialeve shkollore dhe nevojave të tjera. Për sa i përket vlerës së donacioneve, banesat individuale përbënin përqindjen më të madhe të shumës totale.
Përbërja e dhurimit me efekt afatgjatë në vitin 2022
Dhurimi për OSHC-të: Struktura e donacioneve me efekte afatshkurtra (% e rasteve) – shkarkoni infografikën në PDF
Dhurimi për OSHC-të: Struktura e donacioneve me efekte afatshkurtra (% e shumës) - shkarkoni infografikën në PDF
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të donacioneve për OSHC-të në Kosovë në vitin 2022, vetëm një pjesë e vogël ishin donacione me efekte afatgjata. Më shumë se gjysma e donacioneve strategjike ishin donacione në formë të pajisjeve (pajisje mjekësore ndihmëse, aparaturë mjekësore, automjete dhe të tjera); shërbimet përbënin më pak se gjysmën e të gjitha donacioneve strategjike. Megjithëse përqindja e regjistruar e mbështetjes afatgjatë për OSHC-të në vitin 2022 është e ulët në krahasim me vitet e mëparshme, është e rëndësishme të theksohet se dhurimi strategjik në përgjithësi është më pak i shpeshtë sa i përket dhurimeve, si në Kosovë ashtu edhe në vende të tjera. Në Kosovë, OSHC-të më aktive janë të fokusuara kryesisht në ofrimin e ndihmës së menjëhershme për njerëzit në nevojë dhe kjo është arsyeja pse mbështetja e njëhershme është më e zakonshme. Ne supozojmë se një arsye për këtë mund të jetë se dhurimi afatshkurtër ka përgjithësisht vlerë monetare më të ulët dhe është "i përballueshme" për njerëzit individualisht, dhe për këtë arsye është më i shpeshtë. Për më tepër, ne besojmë se shtrirja e dhurimit strategjik nuk është tregues i cilësisë së dhurimit filantropik, por mund të jetë më shumë një reflektim i kushteve aktuale socio-ekonomike dhe disponueshmërisë së burimeve të aksesueshme për donatorët për të adresuar çështjet afatshkurtra dhe afatgjata në të njëjtën kohë.
Përqindja e OSHC-ve në Efektet e synuara 2022
Në mesin e të gjithë përfituesve të mbështetjes në Kosovë 2022, OSHC-të ishin përfituesit që morën më së shpeshti raste të donacioneve me efekte të synuara afatshkurtra. Mbështetja e nevojave bazë të përmendura më lart dhe strehimi individual për njerëzit në nevojë ekonomike ishin më së shpeshti të pranishme. Për sa i përket mbështetjes strategjike, në tablonë e përgjithshme filantropike në vitin 2022 mbizotëruan përfituesit e tjerë dhe u dalluan bursat për individë.
Dhurimi për OSHC-të: Efektet e synuara të dhurimit sipas llojit të marrësit – 2022 (% e rasteve) - shkarkoni infografikën në PDF
Efektet e synuara të Dhurimit: Shembuj të Dhurimit
Mbështetje për grupet e margjinalizuara përmes punës së OSHC-ve
Për të shënuar Ditën Botërore të Sindromës Down, u mbajt marshi i solidaritetit me moton “Ec me Këpucët e Mia”. Iniciativa u organizua nga Shoqata Down Syndrome Kosova si pjesë e projektit “Një Kartolinë për Ty”. Qytetarët e mbështetën fushatën me donacione direkte dhe me blerje simbolike të kartolinave të krijuara nga anëtarët e shoqatës. Tezga me kartolina në shitje janë vendosur në qytetet e Kosovës. Gjatë fushatës janë mbledhur rreth 38,600 euro për aktivitetet e organizatës në punën e tyre me personat me aftësi të kufizuara.
Dhurimi strategjik përmes punës së OSHC-ve
Në vitin 2022, Islamic Relief Kosova ka shpërndarë dhjetë pajisje oksigjeni me vlerë totale prej 8,000 euro në komunën e Gjilanit. Tetë pajisje oksigjeni ishin të destinuara për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa pjesa tjetër për qendrat e tjera mjekësore. Mjetet për pajisjet e dhuruara janë mbledhur nga qytetarët.
- Dhurimet e Kosovës për OSHC-të
- Cilat ishin efektet e synuara të donacioneve?
- Dhurimet për Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë për vitin 2022: Mbështetja e qytetarëve
- Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë: Më nevojtarët në fokus
- Donacionet për Organizatat e Shoqërisë Civile për vitin 2022: Përqendrimi në zbutjen e varfërisë
Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Leave a comment