OSHC-të në Kosovë ofrojnë mbështetje ose avokojnë për interesat e një sërë përfituesish, kryesisht në varësi të misionit specifik ose fushës së fokusit të organizatës. Bazuar në të dhënat e “Giving Balkans”, në vitet para pandemisë, dhurimi i brendshëm për OSHC-të synohej kryesisht për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara si dhe përfituesve të tjerë përgjithësisht më pak të mbështetur, siç janë fëmijët pa kujdes prindëror, të mbijetuarit e dhunës, njerëzit që jetojnë në vende të tjera (njerëzit që jetojnë jashtë Kosovës). Megjithatë, nga viti 2020, njerëzit në nevojë ekonomike ishin përfituesit kryesorë të OSHC-ve në Kosovë.:
Trendet në grupet kryesore të përfituesve përfundimtarë të ndikuar nga dhurimi në Kosovë – 2018 - 2022 (% e rasteve)
Dhurimi për OSHC-të: Grupet kryesore të përfituesve përfundimtarë 2018 - 2022 - shkarkoni infografikën në PDF
Grupet përfituese që marrin mbështetje nga dhurimi i brendshëm në vitin 2022
Në vitin 2022, 71.8% e të gjitha rasteve të donacioneve dhe 65.3% e shumës së regjistruar drejtuar OSHC-ve në Kosovë ishin të destinuara për njerëzit në nevojë ekonomike. Kjo përqindje e lartë korrespondon me trendin e përgjithshëm të dhurimit në Kosovë, që mund t'i atribuohet tendencave socio-ekonomike të disa viteve të fundit.
Grupet e tjera kryesore përfituese të mbështetura përmes OSHC-ve për të cilat janë regjistruar dukshëm më pak raste përfshinin personat me probleme shëndetësore, personat me aftësi të kufizuara dhe popullsinë e komuniteteve lokale. Midis përfituesve të tjerë, përgjithësisht më pak të mbështetur, fëmijët pa kujdes prindëror dhe njerëzit që jetojnë në vende të tjera kishin përqindjen më të madhe të rasteve, ndërsa për grupet e tjera përfituese u regjistruan më pak se 1% e rasteve.
Ndarja e Grupeve Përfituese Përfundimtare të Ndikuara nga Dhurimi në Kosovë në vitin 2022
Dhurimi për OSHC-të: Përfituesit 2022 - shkarkoni infografikën në PDF
Si mbështeten grupet përfituese përmes OSHC-ve nga lloje të ndryshme të donatorëve
Kur shqyrtojmë të dhënat për dhurimin për OSHC-të në Kosovë në vitin 2022, mund të identifikojmë llojin kryesor të donatorëve për secilin nga grupet përfituese. Qytetarët përmes dhurimit masiv individual dhuronin më së shpeshti për njerëzit në nevojë ekonomike (pothuajse 50% e rasteve), njerëzit me probleme shëndetësore (93.5% e rasteve) dhe komunitetet lokale (90.9% e rasteve). Personat me aftësi të kufizuara përfituan më së shumti nga mbështetja e OSHC-ve të tjera. Një ndarje e ngjashme ekziston kur bëhet fjalë për vlerën e përqindjes totale.
Mënyrat e dhurimit (qoftë nëpërmjet fushatave, donacioneve të drejtpërdrejta, ngjarjeve ose thirrjeve për aplikime) përmes të cilave lloje të ndryshme të donatorëve arrijnë te grupe të caktuara përfituese mund të luajnë një rol të rëndësishëm Në këtë kuptim, lloje të ndryshme të donatorëve priren të jenë më aktivë në mënyra të ndryshme të dhurimit. Edhe pse në përgjithësi qytetarët ishin donatorët më aktivë për OSHC-të, fushatat e mbledhjes së fondeve ishin mënyra kryesore e dhurimit nga subjektet private (individë masivë dhe individë të njohur), ndërsa donacionet direkte vinin më shpesh nga sektori i korporatave.
Fluksi i dhurimit nga lloji i donatorit në llojin e grupeve kryesore përfituese përfundimtare – 2022 (# raste)
Dhurimi për OSHC-të: Fluksi i donatorëve dhurues > Përfituesit - shkarkoni infografikën në PDF
Përqindja e OSHC-ve në dhurimin për grupet kryesore të përfituesve përfundimtarë
Krahasuar me të gjithë përfituesit e tjerë, grupet përfituese përfundimtare që u mbështetën më shpesh përmes OSHC-ve ishin personat me aftësi të kufizuara, njerëzit në nevojë ekonomike dhe njerëzit me probleme shëndetësore. Personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar më së shumti nga shërbimet e disa organizatave të dedikuara për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, si “Down Syndrome Kosova” dhe “Handikos”; njerëzit me probleme shëndetësore (kryesisht për trajtime mjekësore) dhe në nevojë ekonomike janë mbështetur në një masë të madhe përmes fushatave për mbledhjen e fondeve të iniciuara nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Së fundi, sa i përket popullatës së komuniteteve lokale në vitin 2022, mbështetja për to është ofruar kryesisht drejtpërdrejt për individët dhe familjet në nevojë.
Grafikoni 18: Pjesa e OShC-ve në raport me Grupet Përfituese Përfundimtare – 2022 (% e rasteve)
Dhurimet te OShC-të: Pjesa e OShC-ve në raport me Grupet Përfituese Përfundimtare në vitin 2022 - shkarkoni infografikën si PDF
Shembuj të Dhurimit
Aksionet e mbledhjes së fondeve online (crowdfunding) për mbështetjen e kauzave të ndryshme
Platformat “crowdfunding” mund të ndihmojnë OSHC-të të fitojnë shikueshmëri dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë të donatorëve për iniciativat e tyre. Në këtë kuptim, në vitin 2022 u regjistruan fushata përmes platformave “crowdfunding” KOSOVA Ideas dhe platformës Global Albanians Foundation. Një shembull i një fushate të tillë ishte projekti i iniciuar nga OJQ-ja Sakuntala për ofrimin e një trajnimi profesional pesë-mujor për gratë dhe vajzat nga komuniteti rom, me qëllim rritjen e aftësive të tyre artizanale dhe zhvillimin socio-ekonomik. Trajnimi u organizua nga Instituti Yunus Emre në Prizren, ndërsa fondet për fushatën u mblodhën përmes platformës KOSOVA ideas.
Në mënyrë të ngjashme, Global Albanians Foundation postoi disa fushata në platformën e tyre dhe shumica mblodhën shumën e synuar me ndihmën e diasporës dhe donatorëve lokalë. Në bashkëpunim me organizatën GERMIN, Global Albanians Foundation zbatoi programin OriginAL, një projekt me synimin për të lidhur të rinjtë shqiptarë të diasporës me bashkëmoshatarët e tyre të atdheut, përmes përvojës arsimore dhe kulturore. Donatorët qytetarë mbështetën zbatimin e programit, përmes platformës së “crowdfunding”, dhe u mblodhën rreth 80,000 euro.
Nëpërmjet bashkëpunimit me Global Albanians Foundation, më shumë se 16,000 euro u mblodhën nga qytetarët për mbështetjen e shoqatës Art Polis Kosova, për realizimin e projekteve të tyre. Nëpërmjet platformës, qytetarët mbështetën gjithashtu Aksionin për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe ndihmuan në mbledhjen e rreth 1500 eurove të nevojshme për aktivitetet e tyre..
Kompanitë dhe organizatat ndihmojnë në mbledhjen e fondeve për fëmijët pa kujdes prindëror
Në qershor të vitit 2022, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ka përmbyllur fushatën rajonale #IT4SOS në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës dhe ka për qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët pa kujdes prindëror dhe në rrezik braktisjeje si dhe ruajtjen e mjedisit. Nismës iu bashkuan disa kompani, si Banka Raiffeisen; NLB Banka; Banka ProCredit; 3CIS SH.A, Appstellar; Global CT Digital Kosova. Shuma totale e mbledhur gjatë aksionit ishte 12,500 euro.
Ankand humanitar për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara
Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Shoqata “Autizmi” në Suharekë, në bashkëpunim me Fondacionin Golden Eagle, organizuan ankandin humanitar të pikturave të krijuara nga nxënësit në shkollën “Destan Bajraktari”. All of the paintings were purchased for EUR 100 each by the Golden Eagle Foundation, and the funds collected were intended to be donated to children with autism.
- Për kë ishin të destinuara donacionet për OSHC-të?
- Dhurimet e Kosovës për OSHC-të
- Donacionet për Organizatat e Shoqërisë Civile për vitin 2022: Përqendrimi në zbutjen e varfërisë
- Dhurimet për Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë për vitin 2022: Mbështetja e qytetarëve
- Efektet afatshkurtra të Dhurimit për Sektorin e Shoqërisë Civile në Kosovë në vitin 2022
This report is made possible by the generous support of the American people through the United States Agency for International Development (USAID). The contents are the responsibility of Catalyst Balkans and do not necessarily reflect the views of USAID or the United States Government.
The Citizen Engagement Activity in Kosovo is a five-year initiative implemented by Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) in partnership with the United States Agency for International Development (USAID).
Leave a comment