Qytetarët e Prishtinës dëshmuan një pamje të pazakonshme më 17 Dhjetor, 2017 – një grup i madh Babadimrash, me numra në gjoksin e tyre, të mbledhur dhe duke vrapuar në një mini-maratonë, pavarësisht temperaturave të ftohta të dimrit, me një kauzë të mirë e cila i mbante ngrohtë – të ndihmojnë familjet në nevojë.
Një organizatë jo-profitabile e quajtur Projekti 5 Cent ishte prapa organizimit të këtij vrapimi të pazakonshëm, që tani po bëhet traditë, me moton: Bëhu Babadimër dhe Sjell Gëzim në një Familje në Nevojë. Qëllimi I këtij projekti ishte të ndihmohen familjet në nevojë, duke mbledhur para nga shitja e veshjeve të Babadimrit në sheshin Zahir Pajaziti, gjatë një muaji para kësaj ngjarjeje.
Vitin e kaluar, shitja e veshjeve të Babadimrit mblodhi të holla të mjaftueshme për të ndihmuar 60 familje në nevojë në Kosovë, por këtë vit kjo ngjarje që është veç edicioni I dytë, rezultatet janë të mahnitshme: ushqim dhe dhurata iu ndanë jo më pak se 350 familjeve në nevojë në 7 qytete te Kosovës.
Ky projekt u mbështet nga shumë donator – përderisa çmimi për një veshje ishte EUR 10, blerësit ishin gjithashtu në gjendje të dhurojnë edhe më shumë se ky çmim simbolik për veshjen, që duhej të vishej gjate maratonës, dhe vinte së bashku me një numër për maratonë.
Edhe më interesante kjo ngjarje është bërë pasi që maratonës së Babadimrave iu bashkua edhe një grup vrapuesish nga bregdeti i Shqipërisë – punëtorët e NLB Banka në Kosovë, të cilët ishin mbështetës të kësaj ngjarjeje dhe kishin blerë një numër të veshjeve paraprakisht, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në maratonën e mbajtur në Prishtinë, organizuan një garë vrapimi në bregdetin Shqipëtar dhe vrapuan në mbështetje të kampanjës dhe Babadimrave të tjerë. Kësaj maratone në Prishtinë iu bashkuan edhe organizatorët dhe mbështetësit e kampanjës “ Ti Je Luledielli”, një tjetër kampanjë me një kauze të madhe në Kosovë, duke treguar kështu një marrëdhënie bashkëpunimi të shkëlqyeshme në mes të organizatave jo profitabile.
Burim: https://gogetfunding.com