Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në garën për çmimin FIDES për Filantropi në Kosovë.

Ndërkohë, që e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19, vendimet e qeverive, organizatave, qytetarëve në përballje me pandeminë do të transformojnë jo vetëm systemin shëndetësor, ekonomik, social, e kulturor, por dhe raportin e qytetarëve me solidaritetin. Janë pikërisht situatat e krizave të cilat nxjerrin në pah mirësinë, apo lakminë, solidaritetin apo izolimin qytetar.

Cila ka qenë niveli i solidaritetit të qytetarëve të Kosovës me krizën e COVID-19?

FIQ, në situatë krize pandemike do të organizoj online ndarjen e Çmimit FIDES, me të cilin të shpërblehen individë, kompani organizata nga Kosova dhe Diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Kategoritë për çmimet FIDES 2020 janë:

Kompanitë dhe OSHC-të nga Kosova dhe Diaspora, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:

  • Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina”– i ndahet individit, kompanisë, apo organizatës, që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar.
  • Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora– i ndahet individit, kompanisë, organizatës apo nismave nga Diaspora që kanë ndërmarrë aktivitete filantropike në Kosovë.

Kërkesat për aplikim

  • Për këtë garë, aktivitetet e emëruara, duhet të jenë të zbatuar në vitin e fundit (2019-2020)
  • Vetëm aplikacionet e përfunduara do të konsiderohen, siç është përshkruar në formularin zyrtar të aplikimit nga FIQ (që mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www.fiqorg.com) dhe ato të dërguara para afatit përfundimtar.

Si të aplikoni:

Shkarko aplikacionin Aplikacioni 2020
Pas plotësimit, dërgo në fides@fiq-fci.org

Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse duhet të jenë të bashkëngjitura me formularin e aplikimit.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 20 nëntor 2020. Kompanitë dhe OSHC-të, që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.

Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. 00383 38 610 677, ose e-mail: fides@fiq-fci.org

Nëse doni që të dërgoni formularin në kopje fizike, përcillni adresën e mëposhtme: 

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ
Lagja Pejton, Rr.Pashko Vasa, nr. 12/1
10 000 Prishtinë, Kosovë

Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.