TOKA është një organizatë që punon në stimulimin e ndryshimit në Kosovë, duke investuar në rininë Kosovare. Këtë verë, ata po organizojnë kampe verore për të rinjtë me prejardhje te pa favorizuar. Për t’ua mundësuar atyre të marrin pjesë në këtë projekt, TOKA ka nevojë për mbështetjen tuaj për të ngritur fonde për Bursa për Kampe Verore.

Kampet verore kanë ndikim në grupe të mëdha të të rinjve dhe u jep atyre një shansë për të lëvizur përreth dhe për të mësuar nga eksperienca. Ata kombinojnë zbavitjen me mësimin ne programe eksperimentale të cilat përfshijnë edukim ambiental, aktivitete lidershipi, dhe shërbim komuniteti. Në tre vitet e fundit, TOKA ka menaxhuar t’u shërbejë mbi 10,000 të rinjëve nga e gjithë Kosova, duke u fokusuar në ata të cilët kanë shumë pak mundësi të kenë jetë më të mirë se prindërit e tyre.  

Duke e mbështetur këtë projekt, ju do të ndihmoni të rinjtë nga zonat rurale dhe kushtet e varfëra socio ekonomike, të takojnë njerëz nga prejardhje të ndryshme dhe të zhvillojnë potencialin e tyre përmes aktiviteteve grupore. Të rinjtë që marrin pjese në kampe verore janë të inkurajuar të sfidojnë vetveten e tyre brenda ambientit të kampit, dhe pas kësaj jave intensive, ata mund te dalin nga aty me shoqëri të re, aftësi të reja dhe një sens të fuqizimit.  

Ju mund ta shikoni kampanjën dhe të jepni një donacion duke klikuar në  link .