Gara organizohet nga organizata Projekti 5 Cent dhe do të mbahet më 16 nëntor në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Të gjitha të hyrat janë të destinuara për familjet në vështirësi sociale dhe ekonomike ne Prishtine. 

Është ajo kohe e vitit perseri - koha për të veshur kostumin tuaj të Babadimrit, te vraponiv jashtë dhe të jeni gati për të garuar. Kostume dhe numra për pjesëmarrje në minimaratone mund të blihen me çmim prej 10 euro, në kabinë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, çdo ditë.

Gara "Run Santa Clause" ("Vrapo Babadimër") po mbahet për herë të tretë këtë vit. Mini-maratona e vitit të kaluar pati një sukses të madh, duke ndihmuar rreth 350 familje në 7 qytete në Kosovës. Këtë vit, ambiciet dhe shpresat janë edhe më të mëdha, por qëllimi ka qëndruar i njëjtë: duke sjellë gëzim festash në sa më shumë familje të jetë e mundur. Përveç blerjes së kostumit te babadimrit, ju gjithashtu mund të dhuroni para për të ndihmuar këtë kauzë të madhe.

Dhe në qoftë se ju keni shtuar pak peshë per pushime dhe nuk ndjeheni ne disponim per te vrapuar, ju nuk keni asnjë arsye për t'u shqetësuar! Ngjarja është gjithashtu një mundësi e mrekullueshme për të veshur vetëm si Babadimer, për të sjellë së bashku gjithë familjen dhe disa miq dhe të shijoni një muzikë të mrekullueshme, shumë aktivitete zbavitëse dhe kasolle ku mund të blini ushqime dhe dhurata.

Sigurohuni që të merrni kostumin tuaj te Babadimrit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të bërë gati këpucët tuaja të vrapimit gati për të dielen.