Lufta duhet të qëndrojë në muze! – kjo ishte moto për kampanjën crowdfunding për muzeun e fotografive të luftës, “Imazhi i Luftës”- në Zagreb, Kroaci. Pas vetëm dy javësh kampanjë, ata ngritën 7000 EUR (8000 USD) të nevojitur për të ndërtuar dhe rivendosur këtë institucion.
Ashtu si krijuesit e projektit thonë, ata duan të ndërtojnë një muze për të promovuar paqe dhe mirëkuptim në mes njerëzve, kështu ata u kthyen dhe kërkuan nga njerëzit për të ngritur fonde për këtë muze. Gjatë muajve të kampanjës, secili që dëshironte të dhuronte, mund të blinte produkte të personalizuara, T-shirts, posterë, bileta për muze ose veç të dhuronin para dhe të listonin emrin e tyre në murin e themeleve të muzeut. Një pjesë e të hyrave të mbledhura përmes shitjes së biletave do të dhurohet për refugjatët e luftës dhe viktimat e luftës.
Hapja e muzeut është planifikuar për korrik dhe ekspozita e parë do t’i dedikohet luftës në Kroaci në mes të viteve 1991 dhe 1995. Ekspozita do të përfshijë fotografi profesionale të bëra nga fotografë të ndryshëm nga rajoni dhe bota por gjithashtu edhe fotografi amatore dhe tregime personale të mbledhura gjatë një kampanje tjetër - - #WhereWereWein91. Dy ekspozitat tjera që ata planifikojnë t’i bëjnë do t’i dedikohen fëmijëve luftëtarë dhe gjenocidit në Srebrenicë.
Imazhi i Luftës është një vend i dedikuar komunitetit. Do të jetë një vend përfshirjeje dhe mësimi, ku audienca dhe themeluesit krijojnë përmbajtje dhe shkëmbejnë eksperienca. Përpos shfaqjes, vizitorët mund të marrin pjesë në punëtori edukative dhe diskutime të panelit.
Nëse dëshironi të kontribuoni në themelimin e muzeut, ju ende mund ta bëni këtë. Tani, ata po ngrisin fonde për qendrën audio vizuale për muzeun dhe ju mund të dhuroni here.