Forumi për Iniciativa Qytetare në Prishtina punon për të promovuar filantropi të qëndrueshme përmes punës me komunitetin lokal. Më 29 Nëntor, për vitin e 9të me radhë, FIQ ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve FIDES në Prishtinë. 

Ceremonia u hap nga Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit, e cila shtoi se kjo ngjarje tashmë po bëhet traditë e madhe, e cila mbushë njerezit me shpresë dhe optimizëm: Çmimet FIDES vlerëson humanizmin qytetar individual, vizionin e sektorit privat për t’i ardhur në ndihmë arsimit e inovacionit, dashamirësinë dhe mbështetjen e përhershme të diasporës, vullnetarizmin dhe energjinë e rinisë, si dhe liderët e mbrojtjes dhe fuqizimit të grave, dhe ata të mbrojtjes së mjedisit.

Çmimet u prezentuan në disa kategori:

  • Çmimi Post-Mortum iu nda Robert Esie për kontributin e tij në ndriqimin e historisë, kulturës dhe jetës së Shqipëtarëve.

  • Çmimi FIDES për Fuqizimin e Gruas – iu nda Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, për kontributin e saj të pashembullt në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fuqizimit ekonomik të tyre.

  • Çmimi FIDES për kontribut individual – Vezir Ramushi, për ndihmën e tij për familjet dhe personat në nevojë ekonomike dhe mjeksore.

  • Çmimi FIDES për “Liderët e Rinj” – iu nda grupit “Për Familjet në Nevojë” organizimin e pashoq vullnetar për kontribut ndaj familjeve, me theks të veçantë fëmijëve që vijnë nga familjet me asistencë sociale dhe probleme shëndetësore.

  • Çmimi FIDES për Kontribut në Nivel Kombëtar “Hasan Prishtina” – iu nda Raiffeisen Bank Kosovo, për kontribut në projekte që avancojnë arsimin, inovacionin dhe kulturën

  • Çmimi FIDES për Ambient – iu nda ERA Group, të cilët kanë bërë punë të mrekullueshme dhe atë në mënyrë të vazhdueshme në mbrojtje të mjedisit duke arsimuar edhe të rinjtë për mjedisin.

  • Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora, iu nda Z. Fadil Berisha për përkrahje të pakursyer të komunitetit shqiptarë në Amerikë.