Në fund të këtij viti, një bëmirës anonim "Pine" nga e ashtuquajturi Fondi Pineapple publikoi në ëeb-faqen e saj një thirrje për organizatat, për të cilat një shumë totale prej 86 milion USD u sigurua (vlera ekuivalente e shumës ne bitcoins). Një person prapa këtij fondacioni, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka grumbulluar pasuri përmes kriptovalutave.
Kjo thirrje u publikua në Dhjetor 2017 për organizatat të cilat kanë nevojë për më shumë para për projektet dhe hulumtimet e tyre. Deri sot, mbi 55,milion USD janë dhuruar për 60 organizata, si Shoqata Interdiciplinare për Studime Psikodelikte, e cila po hulumton MDMA (komponentën e ekstazës) tëk njerëzit me çrregullime post traumatike, dhe projekti Uji, i cili synon të sigurojë ujë të pijshëm për Afrikën Sub-Sahariane.
Slogani i Fondit Pineapple ështe "Kur keni para të mjaftueshme, ato nuk janë më të rëndësishme". Deri sot, Pine vazhdon të jetë anonim. Siç thonë ata, është më mirë që njerëzit të menojnë që ju veç se jeni i pasur, jo se jeni shumë i pasur. Dhe sa i përket emrit të fondacionit - Pine i pëlqen shumë ananasi.