Edhe një herë, Aksioni për Nënat dhe Fëmijët po pret festën e tyre vjetore "Let's Dance" për mbledhjen e fondeve më 1 nëntor. Paratë do të ngriten përmes shitjes së biletave dhe donacioneve gjatë ngjarjes, dhe do të përdoren për mbështetjen e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, nëpërmjet nismave të ndryshme të organizatës.

Aksioni për nënat dhe fëmijët është një organizatë jofitimprurëse e cila udhëheq nismat e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët, dhe veçanërisht fëmijët e parakohshëm. Aktivitetet e tyre përfshijnë edukimin e pacientëve dhe ofruesve të kujdesit mjekësor, kryerjen e hulumtimeve dhe studimeve për të ndihmuar në identifikimin e mangësive të sistemit shëndetësor, avokimin për kujdes shëndetësor më të mirë dhe furnizimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore me pajisje mjekësore dhe medikamente.

Ngjarjet "Let's Dance" janë organizuar çdo vit që nga viti 2015. Tre ngjarjet e fundit kanë ngritur një total prej 79,551 EUR nëpërmjet një kombinimi të shitjeve të biletave, donacioneve dhe sponsorizimeve. Mrika Aliu, Drejtoreshe Ekzekutive e organizatës shpjegoi se si kjo ngjarje e mbledhjes së fondeve deri më tani ka ndihmuar disa nga arritjet kryesore të organizatës:

"Për të përmendur disa nga arritjet më të rëndësishme: kjo ngjarje mundesoi më shumë se 850 viale të ilaçeve Survanta për foshnjat e Kosovës në tre vitet e fundit për të trajtuar mushkëritë e foshnjave të lindura parakohe, mundësoi blerjen e pajisjeve CRP / CBC për njësinë e Neonatologjisë në Prishtinë, siguroi vëzhguesit kardiopulmonarë për të matur rrahjet e zemrës se foshnjeve dhe hapën 4 qendra të tjera të burimeve shëndetësore të grave në Mitrovicë, Sterpcë, Kaçanik dhe Prizren, krijuan sistemin e parë të transportit të foshnjave në vend dhe përfituan më shumë se 300 bebe dhe 2000 gra çdo vit përmes ndërhyrjeve tona. "

Ngjarja zhvillohet në Prishtinë dhe për detaje të mëtejshme të ngjarjes, si dhe mënyrën se si mund të merrni biletën tuaj mund të shikoni ngjarjen në Facebook.