Kampanja e drejtuar nga “Let’s Do it Kosova”si pjese e lëvizjes botërore “Let’s Do It World”, do të jetë active prej Shtatorit deri në Dhjetor prandaj edhe është duke kërkurar për vullnetarë.
“Let’s Do it Kosova”është një organizatë e cila ndihmon mbrojtjen e ambientit në Kosovë, duke bërë që qytetarët të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme siç është edhe iniciativa e pastrimit të mbeturinave ilegale, ose kampanja të cilat ngrisin vetëdijen qytetare mbi rëndësinë e çështjeve ambientale.
Me 15 Shtator, organizata ka lansuar një seri tjeter aktivitetesh, të cilat do të reduktojnë ndotjen në Kosovë. Kampanja do të vazhdojë deri me 15 Dhjetor sipas organizatorëve. Me shumë vullnetarë të gatshëm të cilët po shënojnë progress çdo ditë, këta tre muaj mund të shënojnë ndryshim të vërtetë në përmirësimin e ambientit në Kosovë.
Vullnetarët të cilët duan të ndihmojnë mund të regjistron këtu dhe mund të bashkohen në komunitetin lokal në aksionet e pastrimit. Sigurohini që të jeni pjesë e – Let’s do it!