Mbi 500 njerëz vallëzuan natën e 1 nëntorit në Prishtinë në një aktivitet të organizuar nga Aksioni për Nënat dhe Fëmijët dhe solli gjithsej 27,556 EUR. 

Ngjarja e katërt u mbajt në Sheshin 21 në Prishtinë dhe tejkaloi suksesin e të gjitha ngjarjeve të mëparshme.Fondet u ngritën me shitjen e biletave për ngjarjen, si dhe donacioneve të dhëna në vend.

Pas natyrës së ngrohtë të këtyre ngjarjeve tani tradicionale, qëndron një arsye shumë e rëndësishme. Aksioni për Nënat dhe Fëmijët punon në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, duke siguruar furnizimet e nevojshme mjekësore dhe përmirësimin e shërbimeve dhe trajtimeve shëndetësore. Një fokus i veçantë i organizatës janë fëmijët e parakohshëm dhe trajtimi i problemit ekzistues të shkallës së lartë të vdekshmërisë tek fëmijët e vegjël.

Duke qenë sponsori kryesor i kësaj ngjarjeje, kompania Qumshtorja Vita demonstroi më tej përgjegjësinë e saj sociale. Kompania ka dhuruar produkte të qumështit rregullisht në organizatat jofitimprurëse duke përfshirë Shoqatën Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

"Është emocionuese të shohësh çdo vit se misioni i Aksionit për Nënat dhe Fëmijët merr më shumë mbështetje nga komuniteti", tha Mrika Aliu, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit.

Disa muzikantë të njohur performuan në këtë ngjarje duke u siguruar që të gjithë ata që erdhën në mbështetje të kësaj kauze të madhe, të kishin gjithashtu një parti për të kujtuar.