Rreth databazës | Giving Balkans

Rreth databazës

Shqiptaret dhurojne
Divider text here
Të dhënat fuqizojnë të mirën sociale.

REGJISTROHU FALAS OSE
NDIQNI VIDEON TONË

Mirësia është e gjitha rreth nesh. Njerëzit bëjnë vepra të mira çdo ditë.

Por duke lundruar në detin e informacionit, këto vepra të mira ndonjëherë neglizhohen. Ekipi ynë i regjistron ato, dhe i ndan ato me ju. Ne besojmë që këto të dhëna kanë fuqinë të zhvillojnë dhe të ndryshojnë shoqërinë, dhe të nxisin të mirën sociale. Ne kemi mbledhur të dhëna prej më shumë se 4 vitesh. Tani po i prezantojmë ato tek ju – në mënyrë që të zhvillojmë komunitetin jofitimprurës dhe të ndërtojmë një ekosistem të qëndrueshëm filantropik.
Shqiptaret dhurojne. Kjo është mënyra se si.
Në Shqipëri, që prej Janarit 2015, kemi regjistruar

23718059

Euro të dhuruara

8966

dhurime

1393

dhurues

2672

përfitues

Shqiptaret dhurojne është pjesë e platformës Giving Balkans – një databazë unike mbi filantropinë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi këtu, sepse besojmë në të mirën e bërë nga dhuruesi si dhe nga përfituesi dhe kjo është arsyeja pse ne identifikojmë dhe regjistrojmë dhurimet e individëve, publikut të gjerë, biznesit, fondacioneve private dhe diasporës. Duke përdorur këto të dhëna, sëbashku do të kemi një pasqyrë më të gjerë të kulturës së dhurimit në rajon, dhe ju mund t’i përdorni ato për të bërë plane te reja për komunitetin tuaj
ALTRUIZËM
Divider text here
Çdo gjë nis me të mirat që njerëzit bëjnë. Ne duam ta shumëfishojmë atë në shoqërinë tone.
TRANSPARENCË
Divider text here
Duke ndarë të dhëna ne krijojmë një komunitet dhe njohuri të reja nga të cilat çdokush mund të përfitojë.
INTEGRITET
Divider text here
Ne krijojmë besim dhe marrëdhënie të forta midis dhuruesve, institucioneve përfituese dhe publikut.
EFIKASITET
Divider text here
Të dhëna të sakta do të thotë mundësi të reja, vendime më të mençura dhe përmbushje të misionit tuaj.
RRJETËZIM
Divider text here
Ju nuk mund të ndryshoni botën vetëm. Gjeni aleatin tuaj që ndan të njëjtin vizion me ju.
QËNDRUESHMËRI
Divider text here
Merrni një pasqyrë më të gjerë të filantropisë në komunitetin tuaj dhe eksplorojeni atë.
Karakteristika
Divider text here

RAPORTE

Krijoni raporte të personalizuara me të dhënat që do t’ju ndihmojnë të merrni vendime më të mira.

VIZUALIZIMI

Lundroni në të dhënat tona dhe nëpërmjet vizualitetit interaktiv do t’i kuptoni ato më mirë.

KONSULTIM

Ne do të bëjmë një analizë të plotë programatike dhe financiare dhe do të propozojmë një strategji për ju.

Çfarë të dhënash janë në dispozicion?

Giving Balkans ofron informacion kyç mbi atë që dhuron, kujt i dhuron, sa është shuma e dhurimit, pse, ku dhe kur ndodhi dhurimi. Të gjitha të dhënat mund të kërkohen, filtrohen dhe krahasohen sipas:
  • Dhuruesit
  • Përfituesit
  • Shumës së dhurimit
  • Çështjes
  • Vendndodhjes
  • Kohës

Për kë është e krijuar kjo databazë?

Divider text here
Nëse jeni një individ apo një organizatë, duke ngritur apo dhuruar fonde, apo thjesht keni dëshirë të kontrolloni gjendjen e filantropisë në rajon, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

NGRITËSIT E FONDEVE

Për të gjithë jofitimpruprësit dhe individët që ngrenë fonde, Giving Balkans është një mjeti thelbësor, që do t’ju ndihmojë të merrni vendime dhe strategji më të mira.

DHURUESIT

Si një dhurues, doni të jeni të sigurtë që dhurimi juaj do të përdoret në mënyrën më efektive për qëllimin që ka rëndësi për ju.

DEPARTAMENTE E PSB

Në fushën e inovacionit, ekzistojnë shumë mundësi që nuk janë eksploruar ende për përgjegjshmërinë sociale. Giving Balkans ndihmon kompaninë tuaj të vendos se si të ketë një impakt më të madh.

MEDIA

Dëshironi të shkruani një histori mbi një vepër të mirë sociale që ka ndodhur në rajon? Kjo databazë është burimi kryesor i informacionit për ju. Plus, ne do të përgatisim edhe infografet që ju po kërkoni.

HULUMTUES

Po përgatisni një artikull shkencor apo po kryeni një kërkim mbi filantropinë në Ballkan? Këtu do të gjeni shumë lehtë dhe shumë shpejtë të gjithë informacionin e nevojshëm.

INDIVIDËT E INTERESUAR

Mbase ju jeni një qytetar që kërkoni të dini se si organizata që ju dhuruat po i shpenzon burimet? Regjistrohuni dhe kërkoni tek të dhënat e databazës sonë.

TESTIMONIALS

Divider text here
Zhytuni në të dhënat e gjetura.
Bëhu i pari për ta provuar.