Gjatë gjithë vitit të kaluar, ne kemi treguar se çfarë do të thotë fuqia e solidaritetit dhe unitetit.

Sipas të dhënave tona të hulumtimit, kompanitë, qytetarët dhe organizatat jofitimprurëse në Ballkanin Perëndimor kanë dhuruar 70,253,602 EUR në luftën kundër efekteve të KOVID-19, në periudhën nga 16 Mars 2020 deri më 31 Mars 2021.

Shqyrtoni infografikët tonë për të mësuar më shumë se si, kujt dhe për çka kemi dhuruar dhe lexoni në lidhje me tregimet më të fundit mbi dhurimin për luftën kundër KOVID-19 në pasqyrën e sotme të lajmeve javore për dhurimin në rajon.

Aksioni humanitar Sanxhaku për Bosnjën

Disa ditë më parë, filloi aksioni humanitar Sanxhaku për Bosnjën në Novi Pazar nga një grup joformal qytetarësh me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe zbutjes së efekteve të pandemisë KOVID-19 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Tash më janë vendosur stenda në disa lokacione në Novi Pazar, ku po grumbullohen fonde për blerjen e pajisjeve mjekësore të cilat, në bashkëpunim me organizatën Dobro.ba, do të dërgohen në Gorazhde, Sarajevë dhe qytete të tjera të prekura nga pandemia nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë.

Organizatorët theksojnë se, pa marrë parasysh sa para mblidhen, është e rëndësishme të dërgohet një mesazh dhe të tregohet gatishmëria e njerëzve vendas për të kthyer ndihmën që Bosnja dhe Hercegovina i dërgoi vitin e kaluar Novi Pazarit dhe Sanxhakut, kur ata ishin në një situatë të ngjashme.

Një shumë e caktuar e fondeve tash më është mbledhur, kështu që ndihma e parë në formën e pajisjeve mjekësore së shpejti do të dërgohet në Gorazhde.

Solidariteti tejkalon konkurrencën

Fondacioni Ana dhe Vlade Divac ka hapur ciklin e tretë të konkursit Solidariteti mbi të gjitha, me mbështetjen e Turstit Ballkanik për Demokraci dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID, me fondin e disponueshëm prej 3,750,000 RSD.

Konkursi ka për qëllim shoqatat lokale të qytetarëve , grupet joformale të aktivistëve dhe mediat, për realizimin e projekteve që do të ndihmojnë komunitetet për të shprehur solidaritetin qytetar gjatë krizës KOVID-19 në Serbi.

Duke realizuar projektet e tyre, përfituesit do të promovojnë solidaritet, do të inkurajojnë të tjerët të përfshihen në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin e tyre dhe për të ndihmuar grupet më të prekura nga kjo krizë.

Për më shumë informacione, shkoni në linkun në vijim, gjeni formularin e aplikimit këtu dhe ne ju dërgojmë aplikacionin përmes këtij linku.

Udhëtim falas deri tek pikat e vaksinimit për pensionistët

Më 15 Prill, NAXIS Taxi nga Beogradi filloi një iniciativë interesante. Gjegjësisht, në muajin e ardhshëm, të gjithë pensionistët nga komuna Rakovica e Beogradit që shkojnë në takimin e tyre të vaksinimit do të marrin një udhëtim deri në pikën e vaksinimit si dhe kthehen në shtëpi falas.

Rezervoni udhëtimin tuaj duke telefonuar në 1984 dhe shoferi do t'ju dërgojë në takimin tuaj të vaksinimit dhe do t'ju kthejë sërish në shtëpi.

Donacion për spitalin në Brezovik

Spitali i Brezovikut ka pranuar një aparat ultratingull me vlerë prej 23,000 EUR.

Aparati u dhurua nga Endemont dhe Vesko Gjuroviç nga Sutomore si gjest vlerësimi për punonjësit shëndetësor të cilët kanë treguar kujdes dhe sakrificë në trajtimin e tyre ose anëtarëve të familjeve të tyre në atë spital.

Elektroprivreda Crne Gore dhuroi 15,000 EUR për spitalin e Pljevljes

Elektroprivreda Crne Gore ka dhuruar 15,000 EUR për Spitalin e Përgjithshëm të Pljevljes.

Ky donacion ka për qëllim instalimin e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen për nevojat e spitalit KOVID, i cili është jetik për përmirësimin e trajtimit të pacientëve.

Duke nënshkruar marrëveshjen e dhurimit, Nikola Rovçanin, Drejtor Ekzekutiv i EPCG, theksoi se EPCG, si një kompani kombëtare, pritet të kontribuojë në komunitet, veçanërisht kur qytetarët dhe shteti përballen me një situatë specifike siç është pandemia KOVID-19.

Mozzart dhuroi fruta për Spitalin në Gradishka

Mozzart vazhdon të ofrojë mbështetje në luftën kundër efekteve të KOVID-19 përmes iniciativave të shumta.

Disa ditë më parë, Karvani Humanitar i Mozzart u parkua para Spitalit në Gradishka për t'u shpërndarë pako me fruta dhe lëngje natyrale punonjësve të kujdesit shëndetësor të këtij institucioni.

Vitin e kaluar, Mozzart mbështeti këtë spital duke dhuruar fonde për blerjen e monitorëve mjekësorë.

Shoqata e Pensionistëve nga Prijedori pranoi 10,000 maska

Më 7 Prill, Dita Botërore e Shëndetit, Dalibor Pavloviç, Kryetari i Komunës së Prijedorit, vizitoi Shoqatën e Pensionistëve të qytetit dhe dhuroi 10,000 maska mbrojtëse, të destinuara për anëtarët më të rrezikuar që nuk kanë mundësi për t'i blerë ato.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Slobodan Brdar, theksoi se pensionistët janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë sa i përket pandemisë, duke shtuar se "donacioni gjithashtu ka një domethënie të madhe në kuptimin moral, sepse tregon se pensionistët njihen dhe respektohen në bashkësitë e tyre lokale”.

Nëse dëshironi të mbështetni komunitetet tuaja në luftën kundër KOVID-19, një nga mënyrat për ta bërë këtë është duke bërë një dhurim online për një nga fushatat në Donacije.rs.