Fondacioni Novak Djokovic më 17 Maj ka hapur Shkollën e 10të të Jetës (Skolica zivota) për 60 djem dhe vajza nga institucioni parashkollor Suncokreti në fshatin Jalovik në komunën e Vladimiricit. 


Fondacioni dhuroi 65.000 EUR për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit të fëmijëve me lodra, materiale didaktike, libra dhe vendeve të posaçme të lojrave të cilat do të vendosen në kopshtin e institucionit parashkollor. 

Këtë vit Fondacioni Novak Djokovic feston përvjetorin e 10të. Përveç kopshtit të fëmijëve në Jalovik, 9 Shkolla të tjera të jetës janë hapur në Ljig, Raška, Knić, Merošina, Kraljevo, Vladičin Han, Lučani, Pećinci dhe Šid.