Hrvatska elektroprivreda DD HEP nënshkroi të martën, 6 qershor kontratat për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë me tre Kopshte për fëmijë dhe dy shkolla fillore. HEP krijoi një fond nga shitja e produkteve ZelEn (Energjia e Gjelbërt), të cilat vijnë  100% nga burimet e rinovueshme të energjisë, që përdoren për financimin e mëtejshëm të efiçencës së energjisë dhe projekteve të energjisë së rinovueshme.

Ky donacion ka vlerë prej 1 milion HKR (rreth 135,000 Euro) do të përdoret për instalimin e dritave LED në kopshtin Sveti Ante në Prugovo, montimin e paneleve izoluese në kopshtin e fëmijëve Dugo Selo dhe Kopshtin Cvrčak në Solin, lidhjen e orëve dhe termostatëve në Shkollën Fillore Fran Krsto Frankopan në Osijek dhe instalimin e paneleve diellore në Shkollën Fillore Katolike në Požega.