Fondacioni Hrvatska kuća disanja (Croatia house of breathing) është duke filluar një kampanjë për ngritjen e fondeve të quajtur “ Zbuloje me kohë” blerjen e një Skaneri Kompjuterik Tomografik që ndihmon diagnostikimin e kancerit të mushkërive në fazën fillestare. Fushata ka filluar me 16 Nëntor dhe organizatoret shpresojnë se deri në fund të kampanjës do të arrijnë të mbledhin 15 milion HRK-të e nevojshme. Të dhënat e vitit 2016 e publikuara nga Shoqëria Kroate e Frymëmarrjes tregojnë se janë rreth 3,000 raste të reja çdo vit. Këto statistika e radhisin Kroacinë ne vendit e dyte në Evropë për nga numri i pacientëve dhe vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Gjenerata e re e skanerëve CT ka emetim të ulët të rrezatimit, gjë që mundëson kontrollën vjetore të njerëzve të prekur dhe diagnostikimin e kancerit të mushkërive në fazën e hershme, i cili është i shërueshëm nëse zbulohet në kohë.