Në kuadër të projektit Zasad za buduqnost të fondacionit Detla, Delta Holding ka mbështetur shoqatën e grave Frymo jetë (Udahni zhivot) nga Stanishiqi. Kjo shoqatë punon në fuqizimin e grave dhe grupeve të margjinalizuara përmes edukimit, punësimit ose vetë-punësimit. Granti financiar me vlerë prej 1.250.000 RSD ( rreth 10.120 EUR) do të përdoren për serra të perimeve dhe do të mundësojnë punësimin e 8 grave të papuna me kualifikime të ulëta dhe njerëz me aftësi të kufizuara.
Delta Holding dhuroi një grant financiar me vlerë prej 956.000 RSD ( rreth 7.740 EUR) për shoqatën RSS Novi Mostovi nga komuna e Sirqinit në rajonin e Beograidit në kuadër të projektit Zasad za buducnost. Shoqata kujdeset për refugjatët dhe të zhvendosurit. Granti do të përdoret për rritjen e prodhimit të perimeve për 4 familje refugjate dhe dy familje në nevjoë nga komuna e Boljevcit. Një pjesë e këtyre kulturave bujqësore do të dhurohen për familjet në nevojë nga Surqini.
Caritas Sabac është duke ndihmuar gratë në Shtëpinë e sigurisë dhe personat me aftësi të kufizuara mendore. Me një grant në vlerë prej 1.800.000 RSD (rreth 14.570 EUR) të marra nga Delta Holding në kuadër të prjektit Zasad za buducnost, organizata do të rrisë prodhimin e frutave dhe të fillojë me prodhimin e perimeve nëpër serra si dhe në të njejtën kohë, të punësojë 6 persona në nevojë.
Klubi i kalorësve nga Arandelovac është duke implementuar programe sociale të destinuara për të rinjtë, grupet e margjinalizuara dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Klubi ka për qëllim ringjalljen e fshatit Vukasovci dhe punësimin e popullatës së pakualifikuar me ndihmën e grantit financiar nga Delta Holding në vlerë prej 1.798.750 RSD. Të ardhurat nga prodhimi bujqësor do të financojë terapi me kuaj, të cilat do të mundësonin qëndrueshmërinë e klubit.
Shoqata Evo Ruka Citizen's nga Zemun Polje bashkon prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim. Shoqata siguron mbështetje për prindërit dhe fëmijët e tyre përmes shërbimeve të Mesto susreta Inclusive Center Për grant financiar 1.500.000 RSD të dhëna nga Delta Holding, shoqata do të blejë fara, mjetet dhe pajisjet, dhe do të punësojë 2 persona vullnetare dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e Mesto susreta Inclusive Center.
Sačuvajmo selo (Ta shpetojme fshatin) Shoqata e Grave nga Priboj po ndihmon gratë e papuna nga zonat rurale të kësaj komune për të kryer të ardhura themelore dhe plotësuese përmes prodhimit bujqësor dhe turizmit ne fshat. Me grantin financiar prej 1.606.516 RSD (rreth 13.050 EUR) te dhëna nga Delta Holding në kuadër të projektit Budućnost Zasad za budućnost, shoqata do të zhvillohet 8 sera dhe të punësojë 8 familjeve të rrezikuara sociale.
Grdelica Zyra Rinore është duke zhvilluar shërbime për fëmijët dhe të rinjtë, dhe duke e bërë një ndikim në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. granti i tyre në vlerë prej 950.000 RSD (rreth 7.700 EUR) do të përdoret për kultivimin e bimëve të luleshtrydhe të egra të kultivuara dhe do të punësojë 3 gra.
Shoqata Zivimo Zajedno që ndihmon personat me aftësi të kufizuara zhvillimi në Stari Grad, Beograd është duke punuar në përmirësimin e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Falë grantit financiar me vlerë 1.800.000 RSD, do të vendosen serra dhe të blihen mjetet dhe materialet e tjera për mbjellje. Shoqata do të punësojë 5 persona.
Shoqata Banatska lenija e prodhuesve bujqësore nga Kikinda synon të ndikojë në popullarizimin e prodhimit ushqimor, ekologjikisht të pranueshëm dhe për këtë, është duke organizuar trajnime dhe seminare të ndryshme. Granti financiar me vlerë 1.200.000 RSD do të përdoret për blerjen e serrave me sistem të ujitjes dhe do të punësojë 9 persona në nevojë ekonomike, kurse ky numër do të arrijë 25 persona deri në fund të ciklit prodhues.
Shtëpia në Mala Krsna, pjesë e Kryqit i Kuq i Smederevës është duke përgatitur ushqime për përdoruesit e kuzhinave publike në territorin e Smederevës dhe është duke u kujdesur për personat e zhvendosur, të vjetrit dhe fëmijët në nevojë. Me mbështetje të Delta Holding me grantin financiar prej 1.800.000 RSD, linja automatike që ushqen bagëtinë do të blihet dhe 3 persona në nevojë do të punësohen.
Shoqata Optimist nga Bosilegradi është duke punuar në fuqizimin e njerëzve në nevojë ekonomike nga Bosilegradi dhe jugu i Serbisë, me ndihmë në prodhim bujqësore. Granti i marrë nga Delta Holding, me vlerë 1.798.000 RSD do të përdoret për vendosjen e serrave dhe blerjen e fidaneve dhe pajisjeve për prodhim dytësor dhe do të krijojë kushte për fuqizimin e dy familjeve në nevojë ekonomike. Një pjesë e grantit do të përdoret për të ndihmuar ndërmarrësit e rinj.
Burim: deltafondacija.rs