Përfaqësuesi farmaceutik Xellia Croatia doo vizitoi SOS Fshatin Lekenik dhe prezentoi një donacion në vlerë prej 60,000 HRK (rreth 8,000 EUR). Ky donacion do të përdoret si pjesë e projektit "Së bashku në shkollë" për blerjen e librave shkollorë për 111 SOS Fshatrat përfitues në Kroaci, fëmije të cilët ndjekin shkollat fillore. Fëmijët nga SOS Fshati në Lekenik u dhanë një mirëseardhje të ngrohtë të ftuarve të tyre dhe performuan pika muzikore dhe teatrale që i kënaqën të gjithë.
Si një kompani multinacionale, Xellia për më shumë se një dekadë është duke mbështetur SOS Fshatrat e Fëmijëve duke ofruar furnizime mjekësore për mbi 2 milionë fëmijë në 133 vende në të gjithë botën.
Burim: https://sos-dsh.hr