Kompania Vip Mobile do të dhurojë pjesë të të ardhurave nga mesazhet telefonike të dërguara gjatë Vitit të Ri dhe pushimeve të Krishtlindjeve shoqatës Plava skojka për projektin Lidhje të dukshme dhe të padukshme (Vidljive i nevidljive veze). VIP po ashtu fton përdoruesit e saj ntë marrin pjesë në këtë fushatë duke dërguar mesazhe me vlerë 100 RSD (rreth 0,8 EUR) në numrin humanitar 2001. Qëllimi i projektit është fuqizimi dhe përmirësimi i gjendjes së fëmijëve përmes organizimit të punëtorive sportive dhe edukative si dhe ngjarjeve kulturore dhe të mundësojë mbështetje psikologjike për prindërit dhe familjet e këtyre fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Burim: vipmobile.rs