Vip Mobile i është bashkuar projektit Bitka za znanje (Beteja për Diturinë) me donacion prej 30.000 EUR – donacioni më i madh deri tani i dhënë nga një kompani.

Projekti Code-Play i kampanjës thekson se çdo shkollë fillore në Serbi do të pranojë pesë robotë Mbot, të cilët do të përdoren për të mësuar nxënësit e shkollave bazën e programimit, elektronikës dhe robotikës. Robotët janë shumë të lehtë për tu menaxhuar dhe sigurojnë shumë mundësi për fëmijët që të fitojnë dituri në fushën STEM (shkenca natyrore, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

Deri tani, 344 shkolla janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë program, kurse donacioni i Vip do të blejë robotë për 30 institucione educative, do të sigurojë çmimin kryesorë për ekipet fituese në Ligen Code-Play dhe gjithashtu do të financojë një numër të aktiviteteve me qëllim të zhvillimit të njohurive kompjuterike në mesin e nxënësve të shkollave fillore.