Violeta është një kompani me fabrika në Bosnje dhe Hercegovine dhe Kroaci e cila sapo ka lansuar kampanjën “ Pomozimo zajedno!” (Le të ndihmojmë së bashku!) e cila do të ndihmojë familjet në nevojë në të dy shtetet, duke dhuruar produkte me vlerë EUR 76,000 (BAM 150,000).
Përderisa sezoni e festive po afrohet dhe muaji i dhurimit gjithashtu, menaxhmenti i Violeta-s vendosi të ndihmojë familjet në nevojë në 2 shtetet në rajon ku ato bëjnë biznes. Violeta ka prezencë rajonale në treg, dhe është e mrekullueshme të shohim se ata e shikojnë filantropinë nga një perspektivë më e gjerë, dhe kanë praktika të dhurimit të cilat janë të përhapura përgjatë rajonit – kjo mund të jetë fitimprurëse për kompaninë sepse secili shtet paraqet një rast ndryshe dhe një eksperiencë e mësimit e cila mund të përmirësojë përpjekjet e dhurimit në të ardhmen.
Edhe pse ata kanë një qasje rajonale, Violeta do të ketë mekanizma të ndryshme për dhurim në dy vendet e ndryshme, në partneritet me organizatat lokale. Si pjese e kampanjës ata do të dhurojnë produkte në super-marketet sociale në të gjithë Kroacinë, dhe në bashkëpunim me Caritas në Bosnje dhe Hercegovine, Merhamer BiH dhe Kryqi i Kuq RS, ata do të dhurojnë produkte me vlerë EUR 50,000 për familjet në nevojë në të gjithë Bosnje dhe Hercegovinën.
Kjo është një praktikë e mahnitshme e cila tregon se si një komani mund të përshtatë politikat e saja të dhurimit më vendet në nevojë dhe llojin e dhurimit sipas fushës së tyre të prodhimtarisë: Violeta është një prodhues I produkteve higjienike – sanitare, prandaj është e logjikshme që donacioni I tyre të mos vijë ne formë të vlerës monetare por në formë të produktit të cilin ata e prodhojnë: letra higjienike, pampers, etj.
Kampanja “Le të ndihmojmë së bashku” fillon me 10 Dhjetor, 2017 dhe vazhdon deri me 10 Janar 2018, e cila është periudha kur ju mund të merrni pjese duke blerë produkte te Violeta dhe Teta Violeta.
Kompania ka një histori të përgjegjësisë sociale përmes kampanjave në komunitete, si organizimi I kampanjave për dhurimin e gjakut, ndihmini i familjeve të mëdha në numër dhe në nevojë ekonomike, organizimi i programeve për integrimin e të rinjve, dhe shumë të tjera, me idenë që të tua kthejmë komuniteteve ku jemi rritur dhe prej nga jemi mbështetur.
Burim: https://www.violeta.com/