Erste Bank ka lansuar një cikël të ri të programit Superste.net për të mbështetur idetë innovative të të rinjëve, individëe kreativë dhe grupeve të cilët krijojnë programe të qëndrueshme me përmbajtje kulturore, artisike dhe edukative. 


Të gjithë pjesmarrësit e programit Superste.net do të kenë mbeshtetje nga mentoruesit në procesin e zhvillimit të ideve të tyre nga ekspertët e marketingut, komunikimit, burimeve njerëzore, dizajnerëve, menaxherë të marketingut, kultures dhe ndërmarrësisë.

Fondet e përgjithshme për të realizuar ciklin e ri kapë shumën e 7.200.000 RSD (rreth 58.470 EUR).

Në dy vitet e kaluara, www.superste.net ka pranuar më shumë se 350 ide dhe rreth 100.000 persona u involvuan në votimin për projektin më të mirë. Afati i fundit për aplikim ështe 17 Maji dhe e drejta për të qenë pjesmarrës përfshinë grupet formale dhe jo formale dhe individët.