Nemanja Ivanovic është një DJ 29 vjeçar nga Velika Plana i cili vuan nga një lloj i rrallë dhe agresiv i kancerit. Në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar Novi Beograd, janë mbledhur 35.000 EUR por fatkeqësisht, 120.000 EUR nevojiten për trajtimin e tij në Gjermani. Kështu që, për të mbledhur pjesën tjetër të parave, festivali më i madh i muzikës elektronike në Serbi i njohur si Dance4ManyaFestival u organizua në Beograd në të cilin morrën pjesë 8.500-10.000 njerëz dhe mblodhën mbi 40.000 EUR! Dyqind e tetëdhjetë vullnetarë të jashtëzakonshëm u munduan të ndihmonin Manya si dhe shumë njerëz të famshëm duke përfshirë Sergej Trifunovic, Andrija Milosevic, Viktor Savic, Aleksandar Radojcic, Milos Bikovic, Tamara  Aleksic, etj. Deri më tani, 90.000 EUR janë mbledhur- kështu që kapeni telefonin tuaj, dërgoni në mesazh 100 në numrin 3030 dhe shtoni 100 dinarë më shumë për të ardhmen e Manyas.