Zdrukthëtaria Vëllezërit Shala nga Krajkova, po vazhdon të ndihmoj familjet në nevojë. Fabrika e drurit dhe e plastikes deri më tani ka ndihmuar shumë familje me mobile si dyer, dritare kuzhina, dhoma të fjetjeve si dhe shumë gjëra që i duhen një shtëpie.
Këtë javë zdrukthëtaria Vëllezërit Shala kanë gëzuar me mobilie familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sefer Zymeri nga Aqareva. Shtëpia e tij tanimë është e pajisur me të gjitha mobiljet e nevojshme.
Burim: lajm.net