Projekti i Kompanisë së Sigurimeve Merkur BH “ Fëmijë të Shëndetshëm në Shkollë të Shëndetshme” është në fazën finale të realizimit. Katër shkolla të cilat përfituan nga ky projekt I përgjegjësisë sociale me vlertë totale prej 18.000 BAM (rreth 9.203 EUR) janë aktive në implementimin e projekteve të cilat do të përmirësojnë kualitetin e jetës në shkolla për 3.000 fëmijë. 


Shkolla fillore Puraçic në Puraçic ka investuar shpërblimin prej 5.000 BAM (rreth 2556 EUR) në filter të ujit, dhe në këtë mënyre e zgjidhën problemin që kishte përcjellur gjenerata të nxënësve dhe mësuesve. 

Shkollat e tjera të cilat u shpërblyen në këtë projekt janë Shkolla fillore Cazin II, Shkolla fillore Sveti Sava në Lindje të Sarajevës dhe Shkolla fillore Ivan Frane Jukic nga Usora, të cilat gjithashtu i implementuan projektet.