Shoqata për Zhvillimin e Shoqërisë Civile SMART në bashkëpunim me Z. Hrvoje Hafner, autor i blogut Crowdfunding.hr http://www.crowdfunding.hr/, publikoi Udhëzuesin për Crowdfunding, manualin e parë përmbledhës për fushata në Crowdfunding në gjuhën kroate.
Manuali është një pjesë e Projektit Filantropia - Komunitetet Mbështetëse dhe të Qëndrueshme, dhe përmban udhëzime të hollësishme se si të nisësh dhe zbatosh një fushatë Crowdfunding, duke përfshirë disa këshilla dhe përvoja të iniciatorëve të suksesshë kroat. Autorët kuptuan rritjen e interesit në fushatat crowdfunding, si mjet për sigurimin e fondeve të nevojshme për projekte komerciale, artistike dhe humanitare, e cila mblodhi më shumë se 13.000.000 HRK (përafërsisht. 1.750.000 EUR) në vitin 2016. Udhëzuesi po vjen së bashku me një videoprezantim, dhe sipas përfaqësuesit të Shoqatës SMART, Z. Igor Bajok “do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që në të ardhmen do të guxojnë të nisin fushatën e tyre”.
Ju mund të shkarkoni Udhëzuesin për crowdfunding falas në: http://bit.ly/2oxuRZa, apo të shikoni video prezentimn në: http://bit.ly/2owOWiF.
Burim: facebook.com