Tri alpinistet kosovare që synojnë të ngjitin Kilimanaxharon, bartin me vete edhe tri kauza të ndryshme. Qëllimi i kauzave është mbledhja e 1 EUR për 1 metër lartësi mbidetare. Një ndër alpinistet, Afërdita Tahiri me paratë e mbledhura do të ndihmojë Shoqatën e të Verbërve të Kosovës duke zhvilluar katër aktivitete në natyrë me fëmijë të verbër. Floriana Bajrami synon ti dhurojë paratë e mbledhura për fëmijët e sëmurë me kancer, kurse Merita Gashi dëshiron të ngrejë flamurin e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.