“Ti je një luledielli” është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga semundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.
Gjithçka nisi nen idene, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar fëmijet, për t'ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori më të cilin është konceptuar dhe funksionon kjo fushatë.
Për t'ju lehtesuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogelushët përballen gjatë trajtimeve e kurave, fushata “Ti je një luledielli” e permbush qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara me shumë dashuri dhe përkushtim.
Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratore, të cilat do të vihen në funksion të fëmijëve të shtruar e që kurohen në reanimacion, dhe për blerjen e poltroneve të rinj për seancat e kimioterapisë. Teksa vogelushët do të marrin trajtimin e nevojshëm në këta poltrone ata do të kenë mundësi të jenë më të qetë përgjatë seancave përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do të kenë mundësi të shohin filma vizatimorë, kështu gjithcka do t'i çojë në botën e tyre të bukur dhe kjo do t'ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.
Produktet e krijuara për fushatën “Ti je një luledielli” janë t-shirts (bluza), përbërë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshem, prodhuar sipas modele të standarteve europiane ISO. Në këto t-shirts (bluza) është vendosur një LULEDIELLI, simbol gjithpërshirës i forcës, shpresës dhe jetës.
Të gjithë ata të cilët do të bëhen pjesë e kësaj fushatë kanë mundësinë të bëjnë të tyret produktet përmes blerjes online në e-Shop www.annawhitejames.com.
Le ta shpërndajmë e ta përcjellim mesazhin e fuqishëm të forcës, shpresës e jetes tek te gjithe duke blerë këto t-shirts (bluza), për të përmbushur qëllimin e kësaj fushate, blerjen e aparaturave e poltronave të rinj, pasi këta fëmijë kanë nevojë për ne, kanë nevojë për forcë, kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë të jetojnë si ne.
Burim: facebook.com