Teletón i parë në Mal të Zi do të mbahet më 15 shkurt dhe fondet e ngritura do te ndahen për fëmijët me kancer që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit dhe trajtimi i tyre nuk është i mbuluar nga sigurimi shëndetësor për ndonjë arsye.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë dhe të dhurojnë duke telefonuar 1511 më 15 shkurt nga ora 20:00 deri në orën 23:00. Telefonatat me të famshmit janë të kufizuara deri në dy minuta. Në këtë formë, qytetarët do të dhurojë 2EUR për fondin.
Nga 7 shkurt qytetarët mund të japin donacione duke dërguar SMS me tekst 5 në numrin 14543. 1SMS kushton 1EUR dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për fondin.
Organizatorët u kanë bërë thirrje kompanive nga Mali i Zi të japin donacione dhe të bëhen pjese e Teleton-it të parë në Mal të Zi.
Fondacioni Budi Human do të menaxhojë fondet e ngritura. Fondet e nevojshme për trajtimet mjekësore nuk do të transferohen në llogaritë individuale të përfituesve të donacioneve. Pagesat do të jetë e mundshme pas marrëveshjes së fondit me institucionin mjeksor, dhe pasi që fondi të pranojë faturën nga institucioni mjeksor.
Burim: rtcg.me