Gjashtë grantet e dhuruara në kuadër të konkursit Za svako dobro ( Për çdo të mirë) 2016 janë:

Kopshti Mediteran nga Shoqata Ljubitelji Gorice i prirode, Mundësi të Barabarta për të Gjithë nga Shoqata „Bëhu Human”, Diell për ty diell për mua nga Fondacioni Ognjen Rakočević, Scouting për të gjithë nga Shoqata „Njegoš Scouting”, web-shërbimi Ciklograd crowdsourced për çiklistët nga Shoqata Biciklo.met dhe Së bashku tek trapisti i te folurit nga Shoqata e prindërve, fëmijëve dhe të rinjëve me probleme të zhvillimit „Shpresa e Re”.

Telekomi i Malit të Zi realizon këtë iniciativë afatgjatë në kuadër të përgjegjësisë sociale për tre vitet e kaluara. Këtë vit, janë dorëzuar 33 projekt propozime.

Programi „Për çdo të mirë” deri tash ka mbështetur 16 projekte të komunitetit lokal. Shuma e përgjithshme e dhuruar është përafërsisht 90.000 EUR. Përfaqësuesit e Telekomit të Malit të Zi thanë se kjo është mënyra përmes së cilës kompania mbështetë dhe promovon projektet me përgjegjësi shoqërore të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë në Mal të Zi: arsimimi, kultura dhe arti, mbrojtja e ambientit dhe mundësitë e barabarta dhe përfshirja në shoqërinë digjitale.