Telekomi i B&H ka mbyllur procesin e dhënies së granteve për vitin 2016 dhe nënshkroi kontrata me 32 institucione te cilat i përmbushën kriteret nga konkursi publik i datës 26 Janar.

Donacionet janë të orientuara kah institucionet mjekësore dhe kuzhinat publike në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës për programet dhe aktivitetet e blerjes së pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve dhe pajisjeve për kuzhinat publike.

Përveç konkursit publik, Këshilli Mbikëqyrës i Telekomit të B&H vendosi të dhurojë 50.000 BAM (25.564 EUR) për Muzeun Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në dhjetë vitet e fundit, Telekomi i B&H dhuroi rreth 14.000.000 BAM (mbi 7.000.000 EUR) për institucione të ndryshme jofitimprurëse dhe projektet e tyre në fushat e kulturës, sportit, shërbimeve sociale dhe aktiviteteve humanitare, e cila i bën ata donatorin më të madh në Bosnjë dhe Hercegovinë.