Reparti “Djepi i engjëjve” në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku qëndrojnë foshnjat e braktisura ka pësuar shumë ndryshime pozitive. Falë Telekom Albania, ambientet e këtij reparti janë rinovuar me një infrastrukturë të re dhe mobilim të përshtatshëm për qëndrimin e vogëlushëve.
Kjo kompani mundësoi rindërtim të plotë të qendrës duke filluar nga muret, shtretërit, dyshekët dhe çdo pajisje tjetër përreth. Në këtë mënyrë, do të lehtësohet jeta e fëmijëve dhe stafit që punojnë me ta.
Burim: noa.al