Amir Bucolli është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë që ia kërcënon jetën e quajtur Akromegali, e cila shkaktohet nga një tumor i vendosur në gjëndrrën e hipofizës.
Operacioni është kryer një herë në Tiranë, por duhet intervenuar sa më parë edhe një herë, që është edhe hera e vetme që mund të intervenohet. Spitalet e vetme që janë të specializuara dhe kanë resurset e nevojshme për këtë sëmundje gjenden në SHBA (UCSF, University of Michigan Medical Center and Cleveland Clinic).
Operacioni kushton mbi 150.000 USD. Amirit dhe familjes së tij i nevojiten 80.000 USD për të përmbyllur me sukses këtë rrugëtim. Familja dhe miqtë e Amirit po mundohen të gjejnë forma të ndryshme për të arritur këtë shumë, dhe një ndër to është përmes këtij linku: https://www.gofundme.com/amirs-battle-with-acromegaly .
Për të gjithë ata të cilët mund të ndihmojnë Amirin në betejën e tij kunder Akromegalisë, këtë mund ta bëjnë përmes llogarise bankare ne NLB Bank:
NLB Prishtina: Amir Bucolli
Nr. i Llogarisë: 1701 0030 2290 0163