Një ish-nxënës i shkollës artistike Jan Kukuzeli të Durrësit vuan nga një sëmundje e cila kërkon transplantin e veshkave. Ai ndodhet në vështirësi financiare për të përballuar këtë, ndaj shokët e tij, sot studentë të Akademisë së Arteve, janë mbledhur për ta mbështetur përmes artit të tyre. Pjesa më e madhe e punimeve janë në shitje. Të gjitha do të shkojnë për Marselin, si shitjet dhe të ardhurat nga kutia e kontributeve që cilido ka dëshirë mund të kontribuojë.