Studentët e vitit të dytë Master në Shkenca Komunikimi në Universitetin Beder, kanë filluar një fushatë në ndihmë fëmijëve me kancer. Përveç ndihmave monetare, ata do ti ndihmojnë fëmijët edhe duke mbledhur flokë për të bërë paruke me to. Për këtë arsye me datë 30 Janar, duke filluar prej orës 18:00 do të mbahet një aktivitet humanitar në ambientet e Katedrales në qendër të Tiranës. Biletat për koncert do të shiten për 1.000 lekë të reja dhe mund ti gjeni për çdo ditë pranë Universitetit Bedër ose të komunikoni me studentët në faqen e tyre në Facebook Një fije floku për më shumë buzëqeshje.
Burim: albeu.com