Familja Hyseni e cila jeton vetëm me 22.000 Lekë në muaj bëri apel për djalin e tyre, Joel, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë Encefalopati. Djali nuk mund të eci, as flasi, dhe nuk mund të qëndroj ulur.
Nga muaji dhjetor dhe deri më tani Joeli ka qëndruar në Spitalin Nënë Tereza, ku iu nënshtrua një operacioni pasi kishte probleme me përtypjen, ndaj për të mos u ushqyer më nga goja, tani ushqehet me anë të një tubi që i është vendosur në bark.
Adela Hyseni, mamaja e Joelit, i bëri apel të gjithë qytetarëve për ta ndihmuar pasi djali kishte nevojë për aparatë oksigjeni, aspirator, apart avulli dhe një krevat ortopedik.
Emisioni STOP nuk priti gjatë pas apelit të mamasë së Joelit dhe i gjithë stafi kontribuoi me një shumë simbolike dhe i blen një aspirator dhe aparat oksigjeni, ndërkohë që një zonjë, e cila preferoi të mbese anonime dhuroi një krevatë ortopedik.
Pas kësaj ngjarjeje Emisioni STOP i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë karrige me rrota, krevat ortopedik, aparatura të ndryshme që nuk i përdorin më t’i sjellin pranë studios së emisionit në mënyrë që Stop t’iu vijë në ndihmë personave që kanë nevojë.
Për më shumë informacion apo për të kontaktuar emisionin klikoni në linkun: http://tvklan.al/stop/
Burim: youtube.com