Në kuadër të platformës së CSR-it të quajtur Sparkasse Life, Sparkasse Bank Maqedonia AD Shkup ka realizuar një donacion për Spitalin Special për Ortopedinë dhe Traumatologjinë Sv. Erazmo - Ohër me një vlerë totale prej 378,780 MKD për blerjen e pajisjeve të nevojshme mjekësore për fizeoterapi.
Në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji trajtohen lloje të veçanta të sëmundjeve, të cilat kërkojnë përmirësim të vazhdueshëm të pajisjeve mjekësore me qëllim që të mundësohet diagnoza e duhur dhe efikase, si dhe të ofrohet trajtime moderne për fizeoterapi.
Duke promovuar platformën Sparkasse Life, Sparkasse Bank Maqedoni vazhdimisht e përmirëson strategjinë e saj të përgjegjshmërisë sociale me projekte të reja përmes të cilave ajo tregon përkushtim ndaj rritjen e ndërgjegjësimit për një jetë të shëndetshme dhe krijimit të shprehive të shëndetshme. Një segment i kësaj strategjie është mbështetja dhe zhvillimi i institucioneve shëndetësore që përfaqësojnë mirëqenien sociale të të gjithë vendit.
Burim: http://start.mk/article/