Sofija e vogël për të cilën ne shkruam në Nëntor dhe Dhjetor të vitit të kaluar, e cila kaloi dy ndërhyrje kirurgjike në Paris që nga ajo kohë, është kthyer në shtëpi e shëruar!

Prindërit e saj e ndanë lajmin dhe gëzimin e tyre në faqët e tyre të Facebook-ut, duke falemnderuar të gjithë ata të cilën ndihmuan për të shpëtuar jetën e 2 vjeçarës Sofija.

Le të kujtojmë se shuma e nevojshme për trajtimin e saj mjeksor, prej rreth 80.000 EUR, ishte mbledhur në vetëm 5 ditë! Sofija kishte një ndërhyrje të pasuksesshme, por në fund “ajo i fitoi të gjitha betejat, buzeqeshi dhe vazhdoi prap”- tha Babai i saj.

E dashur Sofija, ne të urojmë të gjitha të mirat!