Societe Generale Bank në Mal të Zi ka ndarë 24.000 EUR për kompjutera dhe pajisje të tjera për shkolla dhe kopshte të fëmijëve, si dhe për blerjen e pajisjeve mjekësore për institucionet shëndetësore.

Ministria e Arsimit propozoi që shkollat që kanë nevojë për përmirësimin e kualitetit të mësimdhënies në fushën në njohurive kompjuterike të marrin donacion në pajisje kompjuterike dhe printerë.

Societe Generale Bank në Mal të Zi dhuroi kompjuterë dhe printerë apo fonde për blerjen e pajisjeve arsimore, kondicionerë të ajrit apo pajisje të bibliotekave për 24 institucione arsimore nga Kolasin, Berane, Barutana, Danilovgrad, Cetinje, Podgoricë, Bar, Budva, Bijela dhe Tivat. Në Tetor kjo Bankë ka dhuruar fonde për institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Malin e Zi - Nikshiq, Kolashin, Rozhajë, Danillovgrad, Kotor dhe Tivat.

„Qëllimi i aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore të Societe Generale Bank në Mal të Zi është për të siguruar një jetë më të mirë dhe kushte më të mira të punës për gjeneratat e ardhshme dhe për të mundësuar zhvillimin e tyre. Tradita jonë është të mbështesë projektet edukative dhe shëndetësore dhe për në është kënaqësi që këtë vit ne kemi vazhduar për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës në shkolla dhe institucione shëndetësore. Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë aktivitetet me përgjegjësi sociale së bashku me solidaritetin, në fshërbim të faktit se Banka është përbërë nga individë të cilët marrin këto vendime në lidhje me dhurimin”, Tha Mile Grbin, shef i marketingut në këtë Bankë.