Hiljana Biba është një vajzë 17 vjeçare shumë e talentuar e cila po sa ka përfunduar vitin 2të në Gjimnazin Petro Nini Luarasi. Edhe pse shumë e re në moshë, ajo është një nga filantropistët më inspirues në Shqipëri.
Ajo ka hapur ekspozita arti dhe ka realizuar filmat e saj me metrazh të shkurter “Ëhat made me” dhe “Shenjestra” të shfaqura në kinema. Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave iu dhuruan personave ne nëvojë. Por kjo nuk është pika kur përpjekjet e saja bëmirëse ndalojnë.
Hiljana sëbashku me miqtë e saj, ka lansuar shitoren bëmirëse të quajtur Smiles Hope, për të ndihmuar përsonat e pastrehë dhe ata në nevojë. “Sot, njerëzit nuk kanë kohë për shumë gjera të rëndësishme, porn ë epokën e internetit ke mundësi të bësh shumë gjëra online – prandaj mund të bësh mirë online gjithashtu” tha Hiljana, duke ftuar që të gjithë t’I bashkohen iniciatives së saj.
Tek Smiles Hope ju nuk mund të dhuroni para por vetëm të investoni në të mira materiale: rroba, këpucë, ujë dhe ushqim, dhe ju keni mundësinë që të jeni pjesmarrës direkt në aktivitetet e tyre. Smiles Hope aktualisht ka 70 anëtare prej 13 deri 16 vjeç.
Burim: http://shqiptarja.com/