Në mbarë botën, qershori shënohet si Muaji i Krenarisë në kujtim të kryengritjes gjashtë ditore në Stonewall në vitin 1969, e cila u parapri nga vite të tëra represioni dhe ngacmimi të komunitetit LGBTIQ + në Nju Jork.

Që atëherë, situata për anëtarët e grupit LGBTIQ+ në mbarë botën është përmirësuar, por ka ende një sasi të madhe paragjykimesh, diskriminimi, urrejtjeje dhe pabarazie në Ballkan.

Kjo është arsyeja pse Muaji i Krenarisë në këtë pjesë të botës nuk është vetëm një mundësi për komunitetet LGBTIQ+ që të bashkohen dhe të festojnë lirinë për të qenë ajo që janë, por gjithashtu një mundësi për të luftuar për statusin e tyre më të mirë shoqëror, të drejtat e njeriut, avokimin dhe dukshmërinë e tyre.

Kjo temë është larg nga popullariteti në rajon për sa i përket filantropisë dhe donacioneve për të mbështetur grupet LGBTIQ+. Për shembull, të dhënat tona për filantropinë në Serbi për vitin 2021 tregojnë se në vitin 2021 vetëm 0.01% e shumës totale të dhuruar ishte menduar për të mbështetur komunitetin LGBTIQ+, ndërsa për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk kemi të dhëna për donacione të regjistruara.

Në prezantimin e raportit tonë vjetor mbi gjendjen e filantropisë në Serbi në vitin 2021, pjesëmarrësit ranë dakord se mbështetja për grupet LGBTIQ+ është një nga temat për të cilat do të ishte mirë të kishte një angazhim më të madh të komunitetit dhe shprehën shpresën se mund ta presim atë në të ardhmen.

Ndërsa presim që kjo të ndodhë, ne kemi veçuar disa histori mbështetjeje për komunitetin LGBTIQ+ dhe disa aksione që shënojnë Muajin e Krenarisë në të gjithë rajonin. Ju gjithashtu mund t'i përkrahni disa prej tyre - si donatorë apo aktivistë, dhe më poshtë mund të mësoni se si.

Bëjini personat LGBT+ të ndihen si në shtëpi

IKEA është një nga kompanitë e pakta që mbështet komunitetin LGBTIQ+. Ju duhet ta keni vënë re fushatën e tyre Bëjini njerëzit LGBT+ të ndihen si në shtëpi.

Përveç mesazheve edukative në webfaqen, rrjetet sociale të kompanisë dhe materialeve që mund ti shkarkoni, përdorni dhe printoni, IKEA ka krijuar çantat STORSTOMMA në ngjyrat e ylberit. Ju mund të blini në webfaqen ose në pikën e shitjes dhe të tregoni mbështetjen tuaj sepse 100% e të ardhurave nga shitjet shkojnë drejtpërdrejt tek partnerët jofitimprurës LGBTIQ + të kompanisë.

Coca-Cola mbështet komunitetin LGBTIQ +

Coca-Cola është një tjetër kompani që mbështet komunitetin LGBTIQ+. Kjo kompani do të jetë partneri kryesor i EuroPride 2022, i cili do të mbahet në Beograd nga 12 deri më 18 shtator.

EuroPride është eventi më i madh evropian që bashkon komunitetin LGBTIQ+ dhe mbahet çdo vit në një qytet tjetër të Evropës.

Coca-Cola është shumë krenare që vazhdon angazhimin e saj për të luftuar për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ duke mbështetur organizimin e EuroPride 2022 në Beograd. Coca-Cola gjithashtu do të vazhdojë të përhapë mesazhe dashurie dhe drejtësie përmes partneriteteve me organizatat lokale në mbarë botën. Kompania mbetet e përkushtuar ndaj diversitetit dhe krijimit të vetëdijes për barazi, pranim dhe respekt, siç ka bërë në dekadat e mëparshme, deklaroi kompania me këtë rast.

Mbështetja për EuroPride 2022 në Beograd ka vlerë strategjike dhe simbolike sepse këtë vit shënon 30 vjetorin e EuroPride-it të parë, deklaroi kompania.

Beogradi do të jetë qyteti i parë në Evropën Juglindore që do të presë këtë ngjarje dhe qyteti i parë jashtë Bashkimit Evropian.

EuroPride në Beograd do të jetë një ngjarje historike. Atë ditë e gjithë Europa do të shikojë nga Serbia, e cila ka mundësinë të bëjë një hap historik përpara në luftën për të drejtat e komunitetit LGBTI + në të gjithë rajonin. Do të jetë një mundësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor që të gjurmojë rrugën e tij drejt barazisë dhe që Evropa të tregojë solidaritet dhe ta mbështesë atë luftë, thanë organizatorët e EuroPride në Beograd.

E marta e Solidaritetit në Beograd

Shoqata To Be Clear, në partneritet me barin XL, së fundmi organizoi një aksion E marta e Solidaritetit për të mbështetur mbledhjen e fondeve për djalin trans. Lokali XL dhuroi 30% të pijeve të shitura, dhe për të gjitha donacionet direkte, në lokal kishte kasa.

Me mbështetjen e figurave publike, XL dhe To Be Clear shpesh organizojnë Të martën e Solidaritetit për të mbledhur fonde dhe për të mbështetur aksione dhe qëllime të ndryshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Da se zna! (@dasezna.lgbt)

Donacion i Kiehl's që nga viti 1851 për Megafonin Rozë

Një tjetër histori për mbështetjen nga sektori i biznesit për komunitetin LGBTIQ + vjen nga Kroacia. Marka Kiehl's që nga viti 1861 së fundi dhuroi 25,000.00 HRK për Megafonin Rozë, një platformë e krijuar në vitin 2010 si një vend i sigurt brenda komunitetit LGBTIQ +, i zhvilluar nga shoqata e Krenarisë së Zagrebit. Megafoni Rozë synon të rrisë ndërgjegjësimin për krimet e urrejtjes dhe të inkurajojë raportimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+, pavarësisht nëse raportimi është bërë nga një viktimë, dëshmitar ose person që ka informacion. Përmes Megafonit Rozë, është e mundur të raportohen krimet e urrejtjes dhe diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe/ose identitetin gjinor në një mjedis të sigurt dhe miqësor. Persona të edukuar nga shoqata e Krenarisë së Zagrebit janë në dispozicion për të gjitha informacionet, dhe aplikimi mund të dorëzohet nga 0 deri në 24 orë, çdo ditë të javës.

Kiehl's që nga viti 1851, beson fuqishëm se njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë me dinjitet dhe të drejta. Ne do t'i promovojmë këto besime përmes punës sonë në komunitetet lokale, duke i fokusuar përpjekjet tona filantropike në nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve tanë, theksoi me rastin e këtij donacioni menaxherja e markës Ivana Piljiq.

Nëse dëshironi të mbështesni Zagreb Pride, zbuloni se si mund ta bëni këtë në linkun. Ju presin edhe dhurata për shuma specifike donacionesh!

Parada e Krenarisë së BH

Parada e Krenarisë së BH të këtij viti është planifikuar për më 25 qershor në Sarajevë. Mund ta mbështesni duke iu bashkuar paradës por edhe duke dhuruar për shpenzime organizative në llogarinë e:

• 5673632700006248

• Qendra Rinore KVART Prijedor

• Me shënim të veçantë: "Dhurim për Paradën e Krenarisë së BeH".

Parada e Krenarisë së këtij viti në Sarajevë quhet Mbledhja Familjare. Kjo është arsyeja pse prindërit e personave LGBT po marrin pjesë në fushatën tonë. Për herë të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, prindërit dalin dhe thonë se e duan fëmijën e tyre sido që të jetë, thotë Lejla Huremoviq nga Komiteti Organizativ i Paradës së Krenarisë.

Për detaje mbi ngjarjen, vizitoni linkun dhe ndiqni llogarinë në Twitter @Bhpovorkaponosa.

Parada e krenarisë në Prishtinë

Në kuadër të shënimit të javës së Krenarisë në Kosovë, më 9 qershor është mbajtur në Prishtinë parada e gjashtë e Krenarisë.

Pjesëmarrësit bënë thirrje për paqe, tolerancë, përfshirje dhe pranim të personave LGBTIQ + në jetën publike dhe private.

video shikoni disa nga atmosferat nga Parada e Krenarisë sivjet në Prishtinë.

Parada e krenarisë në Tiranë

Së fundmi u mbajt një tjetër paradë krenarie, më 21 maj në Tiranë, për të 11-tën herë radhazi, nën mesazhin Jemi familje. Pas dy vitesh kur Pride u mbajt në formë digjitale për shkak të pandemisë KOVID-19, kjo ishte një mundësi për qytetarët dhe aktivistët në rrugët e Tiranës.

Siç mund ta shihni, mbështetja për komunitetin LGBTIQ + nuk është një temë popullore, por shembujt për të cilët kemi shkruar, si dhe disa forma të tjera të mbështetjes, sigurisht që janë një shenjë se ka një progres. Megjithatë, ne duhet të pajtohemi se nevojitet shumë më tepër angazhim dhe përparim për të folur për njëfarë solidariteti dhe mbështetje të konsiderueshme për personat LGBTIQ+.

 

Nëse dini për një aksion që kemi përfshirë, na shkruani që të mund të shkruajmë për të, sepse kur temat përfaqësohen kaq rrallë, është e rëndësishme të flasim për to sa më shumë të jetë e mundur dhe t'i dëgjojmë sa më shumë që të jetë e mundur.

Mos harroni të ndiqni dhe mbështesni EuroPride 2022, që na pret këtë shtator në Beograd.